subscribe
Me çka po merret burri im?

Magjistarja

Me çka po merret burri im?

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 12:29

Shifra: F .Caraj

Jam F .Caraj nga Gjermania. Kam burrin tim që çdo herë që më vjen në banesë është shumë ndryshe se që ka qa qenë. Këto shenja i ka afro tre muaj, është i lindur më 3. 3.1976 emri H. A thua nuk më do më mua, apo ka ndonjë dashnore, apo na kanë bërë magji që të ftohet prej meje burri im. Më jep një përgjigje të lutem sepse nuk do të çmendem, kam humbur e gjitha nuk e di nga t’ia mbaj.

Përgjigje: Me atë se çfarë më del këtu me këto të dhëna, burri juaj nuk ka magji por ka një problem tjetër. Kohëve të fundit ai ka filluar të luajë lojëra fati dhe ka humbur shumë dhe po ashtu ka hyrë në borxhe. Problemi i tij është që e kanë larguar nga puna dhe ai të thotë ty që shkon në punë, por ai merret me bixhoz dhe lojëra fati, aty e kalon kohën. Për këtë ai kur vjen në banesë nuk e ka me ty por e ka prej kësaj sëmundje që ka filluar të lozë që të ketë sukes që ti ta kesh një burrë të tillë. Duhet ta ndryshosh banesën dhe ta largosh prej atij vendit. Që ta shohësh me sytë e tu që kur dhe ku luan burri juaj do të shkosh në orën 10:45 tek lokali aty që ke në krahinë djathtas tek banesa jote, dhe ai prej orës 13 shkon e luan aty në një lokal tjetër që është dy rruga pas banesës ku jetoni ju. Ndërsa, në ditën e mërkurë dhe të premten ai luan me letra në një lokal italian është një piceri që e keni 5 kilometra larg banesë. Kjo është arsyeja që burri juaj është ftohur prej teje që të keni sukses duhet të bisedosh me të, ta mbash afër dhe ta largosh nga ajo banesë pasi që ka shumë rreth të keq shoqëror.