subscribe
A po më tradhton gruaja?

Magjistarja

A po më tradhton gruaja?

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 12:26
Ilustrim

Shifra: Babai

E nderuar, jam një baba që vuaj prej disa vitesh, jam ndarë nga shoqja ime me pretendimin që fëmijët nuk janë të mi. Kam dy fëmijë dhe pasi shkova në Kosovë për pushime dëgjova shumë për dikë që thonin që ai ta dinë fatin e jetës e tjera, kështu shkova për ta parë fatin tim dhe të shoqes time, por edhe të dy fëmijëve të mi. Normalisht nuk e kisha të nevojshme ta dija pasi që e kisha jetën shumë mirë, mirëpo pasi shumë njerëz më thonin shko shko dhe unë shkova. Ai njeri më kërkoi shumë para, unë e pagova dhe më tha që shoqja ime nuk është e ndershme, më tha që fëmijët e mi nuk janë të mi. Që nga ajo ditë më është ftohur shumë, nuk kisha dëshirë të punoja dhe nuk i shikoja fëmijët e mi, por as shoqen time nuk e deshta më. Ajo e kuptoi që diçka që nuk ishte në rregull me mua, dhe me pyeti si është puna. Unë kam ngecur pasi isha në ndikimin e alkoolit dhe mora thikën ta vras. Ajo e ka lajmëruar policin dhe më dënuan disa muaj burgim. Pasi dola nuk kisha më as fëmijë as grua, as punë. Edhe pse kishin kaluar disa vite unë përsëri vuaj. Unë akoma mendoj që shoqja më ka tradhtuar. Ajo tani jeton vetëm me dy fëmijë të mi dhe unë nuk jam martuar, por as nuk mendoj të martohem, mirëpo kam merak dhe dua ta di a është e vërtetë ajo që më tha falltori në Kosovë apo ka qenë një gënjeshtër. Më trego si mundem ta rregulloj jetën time përsëri me gruan nëse ajo nuk më ka tradhtuar, por nëse më ka tradhtuar dua ta di me kë më ka tradhtuar dhe përse, ku paska qenë dobësia ime apo gabimi im.

Përgjigje: Personi që ke shkuar ti në Kosovë ka qenë një njeri shumë negativ, ai ka parë që ke pasur para shumë prandaj ka përfituar nga ty, të ka thënë një gënjeshtër që ta ka shkatërruar jetën tënde. E vërteta është se shoqja juaj me emrin V.S nuk të ka tradhtuar asnjëherë, as kur keni qenë të martuar dhe as tani që jeni ndarë. Edhe pse ajo ka pasur shumë vështirësi në jetë, edhe pse ka pasur shumë probleme ajo ka lidhë jetën me dy fëmijë dhe shikon punët e saj dhe nuk përzihet me asnjëri. Arsyeja që ai person  të ka shkatërruar jetën tënde nuk është vetëm kaq. Ai e ka dashur shoqen tënde prej shumë kohësh më parë, kur kanë qenë në shkollë bashkë, mirëpo shoqja jote asnjeherë nuk e ka dashur atë, ai i vetë i vinte shoqes tënde sikur çdo i ri kur janë të rinj , por shoqja jote ka pasur një karakter shumë të fortë dhe kurrë nuk ka pasur punë me të. Tani kur ke shkuar ti tek ai njeri pasi që ai nuk është falltor por ai është një njeri i dallavereve, kur i ke thënë emrin e shoqes tënde ai është hakmarr ndaj shoqes tënde dhe për këtë të ka thënë se nuk i ka fëmijët me ty vetëm që ta shkatërron jetën e shoqes tënde pasi që ajo nuk e ka pranuar asnjëherë atë kur kanë qenë të rinj. Unë do të të këshilloja që të mos bësh asnjë veprim të gabuar që të hakmerresh ndaj atij personi sepse nuk ia vlen, lëre Zotin që është lart të merret me të dhe ai shumë shpejt do ta marr dënimin e merituar nga Zoti dhe jo nga ti. Ti duhet të veprosh me shumë qetësi, t’i kërkosh falje shoqes tënde dhe ënse do të bindesh që fëmijët e tu janë të tu, atëherë fol me shoqen tënde dhe me mirëkuptim bëni analizat dhe do të bindesh vetë që fëmijët janë tu dhe lidhe përsëri jetën me shoqen tënde, mos u merr me njerëz që nuk kanë lidhje dhe ide për këto punë, por merru me njerëz që me të vërtetë kanë aftësi dhe jetoje jetën tënde me shoqen dhe fëmijët. Për shpjegime dhe pyetje mund të më drejtohesh edhe në  skyp  dhe email në të njejtën adresë  [email protected] dhe msn. [email protected]