subscribe
Jam i martuar por e dua vetëm si shoqe, pse po më ndodh kjo?

Magjistarja

Jam i martuar por e dua vetëm si shoqe, pse po më ndodh kjo?

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 12:22
Ilustrim

Pa shifer

Kam 3 vite e martuar, jetoj në Zvicër dhe me shoqen time jetoj në një banesë por nuk flej me të, por jetoj me të si motër e vëlla, nuk kam ndjenja fare për shoqen. Kur shkoj në banesë jam shumë xheloz për shoqen time. Ajo është shumë e drejtë, e ndershme, por unë nuk i tregoj as për shokët e mi dhe për shoqet e mia dhe i them që ka shumë dashnore dhe flas me to në telefon që shoqja ime të mendoj se unë kam shumë të dashura. Por, e vërteta ime është se nuk kam shumë të dashura mirëpo vetëm i paguaj ato femra që të flasin me mua në telefon. Marrë ne telefon sex online që shoqja ime të mendoj që unë kam shumë femra. E vërteta është krejt tjetër. Nëna ime e din pak a shumë, por nuk duan të më pranojnë dhe jam shumë në situatë të keqe. Si të veproj, a thua e kam prej magjisë këtë, apo e kam prej vetes, më jep një përgjigje e nderuar?

 

 

Përgjigje: Ti vuan në këtë martesë. Edhe pse ke grua në shtëpi ti nuk je në gjendje të bësh asgjë me të, që ta bësh të lumtur, kështu e shkatërron veten tënde. Më mirë do të ishte të jesh i hapur me familjen tënde, t’i tregosh gruas situatën tënde si është me të vërtetë dhe nëse ajo nuk të pranon është detyrë e saj. Nëse nuk të pranon duhet ta lësh të paktën atë të lirë sepse përndryshe kështu e mundon edhe veten tënde por edhe shoqen tënde. Ju të dy duhet të bisedoni për rastin që t’i ke dhe të kërkoni të dy një zgjidhje ose lëre të lirë shoqen tënde. Rasti jotë është kur ke qenë në moshën 7 deri në 14 vjeçare ke pasur probleme seksuale në familje tënde. Ti je keqtrajtuar nga një anëtar i familjes dhe për këtë nuk je në gjendje të kryesh marrëdhënie seksuale me një femër. Ti nuk ke nevojë ta mundosh veten tënde duke paguar femra të flasin në telefon me ty që t’i tregosh shoqes tënde që ke të dashur. Ajo mund të jetë naive, por nuk do të jetë naive tërë jetën e saj. Një ditë edhe ajo do e kuptojë kush është ai burrë që nuk flen me gruan e vet dhe i tregon gruas që ka një dashnore, këtë nuk e bën asnjë burrë që nuk flen me gruan e vet dhe i tregon gruas që ka dashnore. Këtë nuk e bën asnjë burrë, shumica e burrave tradhtojnë gruan dhe kur shkon në banesë shtirren si burrat më të ndershëm në jetë, për këtë kjo mënyrë që t’i ndjek nuk është zgjidhje. Ti ke dy rrugë, ose i tregon shoqes të vërtetën ose kërkon ndihmë në mjek specialist që janë për ata njerëz që kanë probleme seksuale që në kohën e keqtrajtimit fëmijëror dhe kanë lënë pasoja tek ata, në këtë rast edhe tek ty. Sot që ti je i madh dhe i martuar këto janë dy rrugëdalje që mos të vuash më shumë se që po vuan.