subscribe
Prindërit nuk duan që të jem më të pasi ai është katolik. A do bëhem bashkë me të?

Magjistarja

Prindërit nuk duan që të jem më të pasi ai është katolik. A do bëhem bashkë me të?

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 12:14
Ilustrim

Shifra: K.L.

Jam një vajzë me emrin K.L nga Lozana dhe e dua një djalë, por prindërit e mi nuk janë dakort pasi që unë jam katolike dhe ai është mysliman. Si të veproj që të mos e humb këtë djalë, pasi që ne duheni shumë si unë edhe ai më don mua. Prindërit e tij dhe prindërit e mi nuk na lejojnë të fejohemi. Të lutem më jep një përgjigje apo një rrugëdalje si duhet të veproj. Apo mendon që mos kemi ndonjë magji që nuk na lejojnë prindërit?

Përgjigje: Është një fatkeqësi shumë e madhe kur dy njerëz dashurohen dhe prindërit nuk e pranojnë për arsye fetare. Në radhë të parë ti nëse e don atë djalë dhe nëse ai të don ty ashtu siç e don edhe ti, ju duhet të mos ndaheni asnjëherë, por të luftoni  dhe të gjeni vetë rrugën më të mirë për jetën tuaj. Te ju nuk ka magji, por është një bindje negative e të dy anëve të prindërve tuaj që ata nuk e pranojnë dashurinë tuaj për arsye të besimit fetar. Besimi i çdo njeriu është e drejtë e tij, por prindërit tuaj duhet të gjejnë një zgjidhje për ju e jo duke ju thënë që ti të mos e marrësh atë. Jam  e bindur që ti e takon atë djalë fshehurazi dhe ndjenjat e tua për të nuk do të shuhen kurrë. Nëse prindërit e tu dëshirojnë të të martojnë me dikë tjetër ti përsëri do të kesh ndjenjat e tua për të nuk do të shuhen kurrë. Ti nuk do ta harrosh atë djalë pasi që është dashuria e parë e jotja. Unë do të ju këshilloja që të dy ju duhet të bisedoni fillimisht me prindërit tuaj të dy palët si me ata të besimit katolik edhe me të besimit islamik. Nëse, prindërit jua vënë kusht të për hir të fejës ju duhet të ndaheni atëherë vendosni ju kushtet e juaja prindërve tuaj, domethënë me marrëveshje tolerante pa kaluar në ekstreme. Pra, nëse njëra palë e prindërve kërkon që pala tjetër të marrë besimin e kundërt atëherë nëse ju përshtatet juve atëherë duhet ta pranoni që të mos e prishni dashurinë tuaj. Ju jeni të dashuruar dhe dashuria nuk njeh fe, prandaj edhe nëse keni besime të kundërta përsëri dashuria dominon. Ju të dy nuk jeni rritur aq besimtarë, pra nuk loz tek ju si dy persona feja një rol të madh, ajo është vetëm tek prindërit, prandaj pasi njëri nga ju ta marrë besimin e fesë të partnerit të ardhshëm  apo fejës tënde kështu do të qetësoni prindëritë dhe do të keni një jetë të qetë me të dashurin tuaj dhe prindërit  do të pranojnë. Nëse dëshiron përsëri  pyetje tjera mund të më shkruash në adresën personale time në skyp: dhe msn ; [email protected]