subscribe
Më tregoni kur do të martohem, ju lutem!

Magjistarja

Më tregoni kur do të martohem, ju lutem!

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 12:12
Ilustrim

Shifra: Elimira

Emri im është Elimira dhe jetoj në Gjermnai,  jam e lindur më  daten 18. 08.1989. Dua të di kur do të martohem dhe ku do të martohem? A do ta marrë burrin nga Kosova apo nga Gjermania? Ju lutem e nderuar nëna magjistare e di që ju keni njerëz tjerë që kanë pyetje më serioze dhe kjo e imja është më ndryshe, por kam dëshirë ta di, nëse do të më jepni këtë përgjigje atëherë do të jem shumë e lumtur.

Përgjigje: E dashur Elimira, ti do të martohesh me një djalë që nuk do të jetë as nga Kosova as nga Gjermania, ti do të martohesh me një djalë që e ke njohur në det, keni kaluar pushimet me prindërit në Sarandë të Shqipërisë, ai djalë të ka folur ty pak dhe i keni shkëmbyer adresat e Facebook-ut. Për, pak kohë ai do të të shkruajë përsëri, dhe me të do ta keni jetën e lumtur, do të bëni tri fëmijë, dy vajza dhe një djalë të tretë.