subscribe
Pse s’po flenë burri im me mua, a po me tradhton?

Magjistarja

Pse s’po flenë burri im me mua, a po me tradhton?

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 12:08

Shifra: SH.K

I kam 32 vjet, jam e martuar me burrin tim që e dua shumë, nuk e di si të tregoj, burri im shpesh më lë në shtrat dhe nuk më afrohet, nuk më trajton si femër, por as nuk më trajton keq, nuk më rreh, më sillet  shumë mirë, është punëtor mirëpo kam frikë pse ai nuk flen me mua. Ai nuk flen me mua, përse ndodh kjo, nuk është turp të tregoj sepse është problem jetësor, ne kemi vetëm një fëmijë dhe unë jam e re, shpesh i them burrit tim t’ia nisim edhe një fëmijë tjetër mirëpo ai nuk ka dëshirë. Sa herë shtrihem në krevatë ai nuk ka dëshirë për asgjë. Më duket vetja sikur një femër pa vlera, apo më duket sikur nuk më don, a thua më tradhton me ndonjë femër tjetër, apo kemi magji të zezë. Ne jetojmë në Londër në Angli, emri im është SH.K dhe i burrit është GJ.K. Na kthe përgjigjen e nderuar, a kemi magji apo më tradhton burri im, jam shumë merak, jetoj e vetme në Londër, nuk kam asnjë njeri të familjes dhe nuk jam nga ato femra që të shkatërroj familjen. Nëse burri më tradhton dua vetëm ta di se çfarë kanë femra tjera më shumë se unë dhe dua t’i korrigjoj gabimet e tmia që të mos e humb burrin tim dhe familjen time, por dua të shtohem edhe me fëmijë tjetër. Nëse na kanë bërë magji na ndihmo të na largosh këtë magji.

Përgjigje: Në këtë rast çfarë më del këtu është se ku jetoni ju në atë apartament është një fqinje e juaja dhe ata janë indianë. Fqinjja juaj ka një burrë që nuk është burrë, por është homoseksual dhe fqinja juaj ka rënë në dashuri me burrin tuaj. Për këtë ajo shpesh ju ka thirrë juve dhe burrin tuaj disa herë për të qëndruar në darkë tek banesa e saj dhe aty ka bërë magji ndaj burri tuaj. Ai shpesh herë të ka tradhtuar me këtë femër që e ke fqinje, por ki kujdes sepse ke dy fqinje, në krahun e majtë dhe në krahun e djathë, kur hyn në banesë nuk është ajo e krahut të majtë por ajo tjetra që i fillon emri me J.S. Burri juaj nuk është se e don atë, por prej magjisë që i ka bërë ajo, ai nuk është në gjendje ta kuptojë realitetin dhe për këtë shpesh kanë kontakt. Ajo është shtatzënë me burrin tuaj dhe pret fëmijë, kështu që nëna do të të këshilloja që e para që duhet të bësh është ta ndryshoni banesën, ikni nga ajo lagje, e dyta është të më dërgosh foto të burri tuaj dhe tënden në email apo në skype time me adresën time dhe do të ndihmoj që t’iu largoj magjitë. Do të ndihmoj të afrohesh me burrin në anën tënde, por me atë që ai ka fëmijë me atë tjetrën duhet të kesh kujdes sepse mund të biesh në sy të burri, dije që ai nuk e ka bërë vetë por ka qenë nën ndikim të magjive dhe për mos ta prishur jetën tënde pasi që e don burrin më shkruaj siç të këshillova më lartë, qëndro afër burri tuaj dhe largohu nga ajo lagje që jetoni dhe do të ndihmoj shumë.