subscribe
Jam në lidhje me të shoqen, por ka ndryshuar

Magjistarja

Jam në lidhje me të shoqen, por ka ndryshuar

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 12:06

Shifra: B.C.

Jam një baba që kam dy fëmijë dhe me shoqen kalonim shumë mirë. Mirëpo, pasi jeta këtu në Zvicër është me shumë kërkesa, jam detyruar të punoj, por edhe shoqen e kam në punë. Pasi shoqja kishte filluar punës, ajo ka filluar të ftohet prej meje. Shpesh nuk më bindet kur flas me të, shumë herë qëndron dhe shkruan në telefon mesazhe. Jam bërë shumë merak, a thua shoqja ime ka filluar të më tradhtojë me dikë tjetër? Këtë pyetje ta drejtoj ty e nderuara, dëshiroj ta di të vërtetën. Emri im është B.C, jam i lindur më datën  03/ 04/ 1979 dhe emri i shoqes është  F.C e lindur më datën 02/10/ 1982. Të lutem  më jep një përgjigje, si do të jetë puna do ta përballoj dhe nëse është që më  ka tradhtuar. Dëshiroj  ta di dhe t’i jap drejtim, ajo në punë të saj, e unë në punë time pasi kështu nuk shkon jeta. Pres përgjigje sa më parë, të lutem shumë.

Përgjigjja: Me këto të dhëna  që m’i  ke shkruar,  me del që shoqja juaj me emrin F.C  dhe ditëlindjen  e më  sipërme . Pasi  ka filluar punës ajo është më e lirshme sepse për shumë kohë ka vuajtur, ka pasur disa sëmundje që nuk ka mundur të t’i tregojë, ajo i ka mbajtur të fshehura në veten e saj. Kur ka filluar të punojë ajo ka filluar të bëjë disa kontrolle tek mjeku i grave. Shoqja jote shpesh të thotë se punon shumë, por të mërkurën ajo çdo herë e ka pushim dhe nuk të tregon që është në pushim sepse shkon të bëjë kontrolle tek mjeku. Pasi ka bërë kontrolle tek mjeku ka rezultuar që shoqja juaj ka një sëmundje që është kancer në organet femërore, për këtë i kanë thënë që duhet të operohet por operacioni është shumë i vështirë. Shoqja juaj që ju e shikoni në telefon dhe ju duket sikur shkruan mesazhe dhe mendoni se ju tradhton, nuk është e vërtetë, ajo nuk ju tradhton, por ajo shikon në internet nga telefoni i saj për ndonjë të re për sëmundjen që ia ka treguar mjeku. Ju duhet të tregoheni shumë i kujdesshëm me shoqen tuaj, pasi që ajo nuk do të ketë jetë të gjatë, në operacionin e parë do të ketë sukses por pasë 6 muajve ajo do të ketë përsëri probleme, do të humb shumë gja dhe do të kalojë në një sëmundje që do t’i bëhet gjaku sikur ujë dhe kështu do të rrezikohet jeta e saj. Ju duhet të keni kujdes, të flisni me shoqen tuaj dhe të diskutoni për sëmundjen e saj. Ju nuk duhet të mendoni keq për të, jeta ka shumë të papritura, inshallah deri në atë kohë del ndonjë medicinë e re dhe ka ndoshta shpëtim për shoqen tuaj. Përsëri më shkruaj dhe do të jemi në kontakt për të parë si do të jetë situata e shoqes tuaj më vonë.