subscribe
Pse po vuaj?

Magjistarja

Pse po vuaj?

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 11:40
Ilustrim

Shifra:“Pa shifër” 

Kam 2 vite që vuaj. Jam një  femër që nuk më interesojnë shumë fjalët e huaja, shikoj punët e familjes time. Me burrin kalojmë shumë mirë dhe Zoti na ka falur fëmijë të mbarë, kemi pothuajse çdo gjë që na nevojitet, as më shumë e as më pak nuk kërkoj nga Zoti. Por dëshiroj vetëm të flej një herë e qetë, pasi që sa herë e vë kokën në jastekë nuk më merr gjumi, kam shumë frikë për të nesërmen. Nuk e di kam frikë për të nesërmen, s’di çfarë me ndodh, gjithë natën dëgjoja zëra nëpër shtëpi, dëgjoj sikur zihem me fjalë me një burrë dhe me gruan e tij. Dëgjoj numra 7892, por burrit nuk guxoj t’i them sepse ndoshta ai mendon që jam e luajtur nga mentë. Unë kam përfunduar Fakultetin e Farmacisë, punoj në Farmaci dhe jetojmë në Zvicër afër Luganos. Jam munduar ta gjej realitetin për këto që jam duke i përjetuar, mirëpo nuk e di as vetë, kur shkoj në punë si iu jap njerëzve ato medikamente sikur më ndihmon dikush tjetër. Vetja ime më duket sikur nuk jam më, por sikur dikush tjetër është, nuk e di ku e marr forncën që të mbijetoj. Nuk e di si t’i jap përgjigje vetes, burri shpesh më pyet përse jam e shqetësuar, unë i them e kam nga puna vetëm që t’i shmangem nga e vërteta. Sot e mora guximin të ju pyes juve, nuk jam njeri që nuk besoj, por edhe nuk gjej zgjidhje, ju lutem për hatër të fëmijëve më jepni një rrugëdalje, çfarë të bëj, si është e mundur që zërat që i dëgjoj se çfarë flasin në shumicën e rasteve më tregojnë se çfarë po ndodh. Kam frikë shumë se si do të jetë e nesërmja, pres përgjigjen sa më shpejt që të jetë e mundur. Përshëndetje nga farmacistja Lugano.

 

Përgjigje: Për historinë  që ju më keni shkruar është  shumë  shqetësues për ju po ashtu dhe për ata që t’i dëgjon është shumë shqetësuese, do të thoni ju kush janë ata që dëgjoni ju.
Në shtëpinë  që burri juaj e ka blerë keni paguar shumë  të holla, por aty ka një problem të vogël.  Personat që  ju dëgjoni  janë  ish zotit  të shtëpisë  që ka blerë burri juaj,  ata nuk jetojnë më tani në këtë botë, por ata janë njerëz të mirë. Është gruaja  dhe burri i asaj shtëpie me dy vajzat e tyre që kishin jetuar. Ata kanë pësuar një aksident me auto e që ishte e paparashikur nga ata. Tani  ata ju dalin sepse  duan t’ju thonë që t’i plotësoni një amanet. Ish i zoti i asaj shtëpie para se të martohej me gruan e tij ka pasur një fëmijë  tjetër jashtëligjor, pasi ai ka pësuar aksident dhe kanë vdekur ai vetë,  gruaja e tij dhe dy vajzat e tij që ka pasur me këtë  grua. Mirëpo,  ai nuk arritur  t’i jap çelsin e kasafortës që ka lënë  një testament të veçant për fëmijën që  kishte ish të dashurën e tij para martese. Kështu që ai është  i vdekur, por shpirti i tij është aty dhe ato numra që  ju i dëgjoni janë numra 7893 dhe jo 7892,  këto numra janë  çelsatë e kasaforteë që  ai ish i zoti i shtëpisë që është i vdekur tani më dëshiron të ju  tregoj që  të shkoni në bank të  merrni çelsin dhe të hapi kasafortën në ban, aty do keni testamentin me emrin e fëmijës së tij, të vulosur nga notari. Zhurma që dëgjon sikur po zihen është ish gruaja e tij që edhe pse është e vdekur ajo nuk dëshiron të ju tregoj se ku është çelsi në shtypin tuaj që të shkoni ta merrni këtë testament dhe ta dorëzoni në vendin e duhur. Që edhe ju të shpëtoni dhe çelsin për testament do ju tregoj në numrin tjetër të revistës Kosovarja, por mos u shqetëso ata janë njerëz të mirë, nuk janë të kqinjë, janë pozitiv dhe kërkojnë vetëm tua plotësosh këtë amanet.