subscribe
Nuk e dua të fejuarin!

Magjistarja

Nuk e dua të fejuarin!

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 23:50
Ilustrim

Shifra:“Elona” 

Jam fejuar, por nuk e di as vetë se si pranova. Tash jam pishman. Të fejuarin nuk po e dua, edhe pse ai më do... A ndodh të më kenë bërë magji?

Përgjigje:

Fejesa është një kontratë, e cila pret të jetësohet dhe ai jetësim quhet martesë. Fakti se je fejuar nuk do të thotë se çdo gjë ka marr fund mes jush. Nëse nuk e do të fejuarin dhe nëse ndihesh e gabuar që ke bërë atë fejesë është më mirë ta prishni fejesën sesa të martoheni të palumtur. Ti në këtë gjendje nuk i ofron lumturi e as nuk i qon fat në shtëpi. Përkundrazi, e bën të palumtur e martesa e ka për mision lumturinë dhe familjen. Mendoje mirë pozicionin tënd dhe merr vendim për prishje të fejesës. Më mirë të ndaheni sot sesa më vonë.