subscribe
Pse pësuan të tri ofertat e mia?

Magjistarja

Pse pësuan të tri ofertat e mia?

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 14:55
Ilustrim

Shifra:“Drita”

Jam një vajzë me të kaluar të mirë, familje të mirë, e edukuar, e arsimuar. Problemi im është martesa. Kam shumë raste dhe në momentet më të mira kur mendoj se ka ardhur fundi, asgjë nuk ndodh, shkatërrohet çdo gjë. Të dy rastet e fundit që i kam pasur kur e kemi lënë të takohemi, të dyjave u ka ndodhur aksident trafiku.

Çka mendon për këtë?

Përgjigje:

Unë besoj se aksidentet në rastin tënd janë një koincidencë dhe duhet t’i harrosh sa më parë. Raste të tilla ka shumë në historinë njerëzore, siç ishte rasti i një gruaje që ka shpëtuar në tre  aksidente detare, një me vaporin “Titanik”, tjetri me vaporin “Lizutanija” dhe i treti me barkë. Dhe, në të tre rastet ka shpëtuar.