subscribe
Tragjedia familjare ribashkon çiftin pas 18 vitesh

Life style

Tragjedia familjare ribashkon çiftin pas 18 vitesh

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 14:14
Julie Rose dhe Bob O’Sullivan

Një çift i divorcuar 18 vjet më parë do të rimartohet përsëri, pasi një tragjedi familjare i ktheu ata së bashku.

Julie Rose, 60 vjeç dhe Bob O’Sullivan, 66 vjeç, u martuan në vitin 1979 dhe u ndanë 19 vjet më vonë pasi po qëndronin larg njëri-tjetrit, shkruan "The Sun".

Por tashmë ata kanë në plan të ecin drejt altarit për herë të dytë, duke qenë të dy të mendimit se kishin gabuar vite më parë kur kishin vendosur të divorcohen.

Julie ishte vetëm 17 vjeç dhe një skiatore shumë e talentuar kur u takua për herë të parë me Bobin në pistën e akullt në Bristol, ku ai ishte menaxher i një hoteli.

Ata u martuan në nëntor të vitit 1979, duke kurorëzuar dashurinë e tyre në kishë. Po për fat të keq, disa vite më vonë gjërat nuk shkuan dhe aq mirë dhe në vitin 1998 ata i dhanë fund martesës së tyre.

Në vitin 2007 djali i tyre ndërroi jetë nga një sëmundje gjë që e afroi përsëri çiftin me njëri-tjetrin.

Në tetor të këtij viti, në një udhëtim në Amsterdam, Holandë, Bob i kërkoi Julie të martohej me të, duke i dhënë një unazë, të ngjashme me unazën e saj të parë të fejesës. Ata po planifikojnë të martohen sërish në shtator të vitit 2018.

Image