subscribe
Si ta kuptoni gënjeshtrën e tinejxherit

Life style

Si ta kuptoni gënjeshtrën e tinejxherit

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 14:49

Prindërit shpesh nuk dinë kur tinejxheri i tyre është i sinqertë, kur zvogëlon apo shtrembëron të vërtetën.

Ekspertët theksojnë disa tregues të cilët mund të zbulojnë se a gënjen fëmija.

Thënia e së vërtetës dhe adoleshenca kryesisht nuk shkojnë bashkë, sepse në këtë moshë të jetës është i përshtatshëm terreni për të vërtetën, por edhe për gënjeshtrën e madhe.

Prindërit shpesh nuk dinë kur tinejxheri i tyre është i sinqertë, kur zvogëlon apo shtrembëron të vërtetën, por ndonjëherë janë të mashtruar, ndërsa herë-herë fëmija padrejtësisht akuzohet.

Dhe kjo në shtigje të gjata shprehet negativisht në marrëdhënien e tij dhe krijon klimë të tendosur, negative në shtëpi.

Ekspertët theksojnë disa tregues të cilët mund të zbulojnë se a gënjen fëmija, prandaj porosia prindërve është që ata t’u jenë njëfarë lloji i testit.

Heziton të përgjigjet

Sapo vëreni që pyetjes së shtruar tinejxheri i përgjigjet me: po…”, tregon detaje të tepërta dhe informacione shumë të tepërta, përpiqet të ndërrojë temën apo të përdorë më shumë mbështetje sesa zakonisht, do të thotë që “blen” kohë dhe është shumë e sigurt që i shmanget së vërtetës.

Bën gjeste të shumta

Ju e pyesni a ka bërë diçka apo ka thënë diçka, ndërkaq ai përnjëherë fillon të djersitet, qet me duar, kruhet, heq xhaketën, rrotullon sytë, ha thonjtë apo buzët– është pothuajse e sigurt që me gjestet e pakontrolluara përpiqet t’i shmanget së vërtetës.

Refuzon të dëgjojë dhe bëhet agresiv

Fëmija i cili ndryshe nuk është tepër impulsiv as nervoz, ndërkaq përnjëherë tregon agresivitet, acarim tepër të theksuar apo ndaj pyetjes së shtruar mbrohet me sulme, refuzon të dëgjojë se çfarë i thoni – kryesisht e bën këtë për shkak se gënjen.

Komentet
comments powered by Disqus