subscribe
Sekreti për lumturi është shumë i thjeshtë: ju nevojitet vetëm pak zemërgjerësi

Life style

Sekreti për lumturi është shumë i thjeshtë: ju nevojitet vetëm pak zemërgjerësi

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 14:23
Ilustrim

Paguajani mikut kafen sepse, sipas shkencës, kështu do të lumturoheni.

Ekonomistët nga Universiteti i Cyrihut kanë demonstruar se veprimet zemërgjere janë çelësi për një disponim më të mirë.

Studimi i tyre, i publikuar në “Nature Communications”, sugjeron se kjo ndodh për shkak se ekziston një lidhje mes zonave të trurit të cilat aktivizohen nga zemërgjerësia dhe mes zonave të cilat përfshihen në procesin e lumturisë.

Për ta vendosur këtë, hulumtuesit kishin rekrutuar 50 pjesëmarrës për disa detyra ku është dashur të shpenzohen paratë, dhe pjesëmarrësit i kishin ndarë në dy grupe.

Grupit të parë iu është kërkuar t’i shpenzojnë 34 dollarë në vetveten, dhe pastaj janë pyetur se çfarë do të blinin me paratë e tyre imagjinare.

Ndërsa grupit të dytë iu është kërkuar që të imagjinojnë se duhet t’i shpenzojnë paratë në dikë tjetër, siç është blerja e dhuratës apo ftesa për darkë.

Kësisoj, pas eksperimenteve dhe analizave tjera, hulumtuesit kanë ardhur në përfundim se grupi i dytë ishte ndjerë më mirë, qoftë edhe nëse ia ka paguar mikut një kafe. 

Komentet
comments powered by Disqus