subscribe
Këshilla se si ti kaloni festat nëse jeni vetëm

Life style

Këshilla se si ti kaloni festat nëse jeni vetëm

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 14:13
Ilustrim

Sezoni i festave vecse ka filluar dhe kjo kohë është e duhura për ta kaluar me familje e miq.

Por nëse jeni një person që do të kaloni vetëm këtë kohë, duhet të dini si të kaloni kohën që të mos ndjeheni të vetmuar.

Luksin për të qenë vetëm shfrytëzojeni për të bërë atë që doni.

Këto janë disa nga këshillat se si të kaloni kohën e festave nëse jeni vetëm.

Rregulloni pritshmërit tuaja

Ekziston kjo ide mitike që cdo festë duhet të jetë e përkryer. Por, në rast se jeni vetëm mund të keni edhe kur do ndiheni vetëm dhe i/e trishtuar.

Bëhuni produktiv

Nëse në ditën e Krishtlindjeve jeni vetëm kur shumë njerëz janë në gjirin familjar, shfrytëzojeni këtë kohë për të bërë disa gjëra që gjatë vitit nuk i keni bërë.

Telefononi njerëzit e afërt 

Nëse keni familje ose miq që janë larg jush, thirrni ata kur ndiheni të vetmuar. Dëgjimi i një zëri të njohur dhe të dashur është një ngushëllim që do ju ndihmojë.

Flini sa të dëshironi 

Përveç festës, Krishtlindja është një ditë pushimi për shumicën e njerëzve. Përdoreni këtë kohë për të bërë një pushim shumë të nevojshëm. Jo vetëm që gjumi ndihmon në reduktimin e stresit, por gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e depresionit dhe t’ju japë një ndjenjë të produktivitetit.

Komentet
comments powered by Disqus