subscribe
Kemi numrin e saktë se sa stërvitje të muskujve duhet t’i bëni për stomak të përsosur

Life style

Kemi numrin e saktë se sa stërvitje të muskujve duhet t’i bëni për stomak të përsosur

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Ushtrimet e muskujve të stomakut janë më të popullarizuarat, ndërkaq ekzekutimi specifik i stërvitjeve është ai që ky ushtrim, pa marrë parasysh sa shpesh e keni ekzekutuar, kurrë nuk bëhet i lehtë.

Pra, mu për këtë dëshirojmë të shmangim ekzekutimin e numrit shumë të madh të ushtrimeve të muskujve të stomakut, prandaj është mirë të dini sa vërtet ushtrime duhet t’i bëni në ditë për të arritur rezultatet e pritura.

Përgjigjja është 30 ushtrime dhe kësaj duhet t’i shtoni edhe ngritjen e këmbëve, ushtrimet plank dhe ushtrimet e tjera për forcimin e abdomenit.

Kujdes edhe me ushqimin, sepse nëse nuk ushqeheni shëndetshëm, asnjë ushtrim nuk do të ketë efekt afatgjatë.

Nëse do t’u përmbaheni këtyre rekomandimeve, muskujt e definuar qartë të stomakut do t’i shihni pas disa javësh, mirëpo ne ju këshillojmë që ekzekutimi i ushtrimit të jetë i përditshëm apo së paku të bëhet shprehi e rregullt.

Është mirë të rikujtojmë që me rastin e ushtrimit të muskujve të stomakut është shumë me rëndësi të mbështetni kokën dhe qafën.

Këtë e bëjmë ashtu që i kryqëzojnë gishtat në qafë, me ç’rast mbështesin kokën dhe kështu mbrojmë qafën nga shtrirja. Mirëpo, duart kurrë nuk bën të na shërbejnë për të shtyrë kokën përpara, në mënyrë që të ngremë më lehtë trupin.

Gjithashtu ushtrimet e muskujve të barkut gjithmonë duhet bërë me gjunjë të lakuar dhe pa ngritje të shputave nga dyshemeja.

Shputat mund t’jua mbajë personi tjetër apo mund t’i përforconi ashtu që t’i vini nën divan.