subscribe
Femrat të cilat vrapojnë pas meshkujve më të rinj tani kanë emër krejtësisht të ri

Life style

Femrat të cilat vrapojnë pas meshkujve më të rinj tani kanë emër krejtësisht të ri

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 08:48
Mila Kunis dhe Ashton Kutcher

Femra e vjetër dhe mashkulli i ri si çift janë dukuri gjithnjë e më e shpeshtë në shoqëri.

Vëmendjen ndaj këtij fenomeni e kanë tërhequr damat e famshme të cilat fatin e kanë gjetur në përqafim të meshkujve shumë më të rinj.

Disa nga femrat janë më të njohura të cilave “mishi i zogut u është ngjitur për gishta”janë Sharon Stone, Madonna, Demi Moore, Joan Collins i Brigitte Macron,

Vëmendja më e madhe në opinion është orientuar pikërisht në Brigitten, e cila është Zonja e parë e Francës dhe në martesë është me kryetarin 24 vjet më të ri, Emmanuel Macron.

Dallimi në moshë është i madh, mirëpo është identik me dallimin midis kryetarit Trump dhe bashkëshortes së tij, Melania. Mirëpo, lidhja e tyre nuk u është ekspozuar kritikave dhe çudive, sepse është e pranueshme në shoqëri që mashkulli më i vjetër të jetë në lidhje me femrën shumë më të re.

Për t’i penguar mospërfilljen e femrave, shkrimtarja Bibi Lynch ka propozuar emër të ri për ato femra – WHIP.

Kjo shkurtesë vjen nga “Whomen who are hot, inteligent and in their Prime”, që në përkthim do të thotë “femrat të cilat duken shkëlqyeshëm, janë inteligjente edhe në vitet e tyre më të mira të jetës”.

Kjo është përpjekje e saj që të zvogëlojë mospërfilljen e femrave të cilat janë më të vjetra në lidhjet me meshkujt më të rinj.

Edhe vetë e ka provuar që më shumë më tepër meshkuj të rinj i vardisen që kur ka hyrë në decenien e pestë të jetës. 

Komentet
comments powered by Disqus