subscribe
Zakonet e përditshme që ju plakin sytë

Life style

Zakonet e përditshme që ju plakin sytë

Më: 11 maj 2018 Në ora: 21:12
Ilustrim

Të gjithë dermatologët thonë se lëkura përreth syve është më delikate, dhe është zona e parë në fytyrë që jep shenjat e plakjes.

Por janë disa zakone të përditshme që përdorin disa prej femrave që përshpejtojnë këtë proces, duke krijuar rrudha të parakohshme.

Dermatologia Natasha Cook, tregon shkaqet e plakjes së syve. Përveçse ekziston faktori gjenetik, nëse i rregulloni disa prej këtyre gjërave do të keni sy të çlodhur dhe të shndritshëm.

Syzet e diellit nuk janë vetëm modë. Mosvendosja e tyre i mban muskujt rreth syve të kontraktuara duke e rrudhur lëkurën më shpejt
Fërkimi i syve është zakoni më i keq i ditës për plakjen e tyre, dhe është rreziku numër një sipas Cook, pasi krijon inflamacion.
Të flesh anash nuk është lehtësuese jo vetëm për qafën dhe shpatullat por dhe për sytë, për më tepër ushtron presion vetëm në një anë. Dermatologët rekomandojnë fjetjen në shpinë.

Komentet
comments powered by Disqus