subscribe
Zv.kancelari austriak flet kundër Kosovës, ja bukuroshja që e lidh me Serbinë!

Lajme

Zv.kancelari austriak flet kundër Kosovës, ja bukuroshja që e lidh me Serbinë!

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 15:41

Zv/kancelari austriak, Heinz-Christian Strache, që udhëheq me partinë e ekstremit të djathtë, FPO, bëri bujë në mediat serbe me deklaratën se Kosova është ‘pjesë’ e Serbisë.

Por ato kanë zbuluar edhe detaje të jetës personale.

Në 2015, ai ka qenë i fejuar me këngëtaren serbe, Teodora Kuniç, vajzën e Suzana Mançiçit, e cila u bë e famshme në ish-Jugosllavi si prezantuese e Loto-s.

Portali austriak “Kosmo” në artikullin e publikuar më 14 tetor 2015, shkruante: “Kolegët serbë duket se nuk kanë asnjë ide se kush është politikani i njohur austriak. Vërtet, këmbanat e dasmës do të bien për Teodorën së shpejti, por për Strache-n ato mbeten të heshtura. Shefi i FPÖ ishte vetëm një mysafir në mbrëmjen e fejesës”.