subscribe
Sabri Fejzullahu bën bashkë Leonorën dhe Adelinën

Lajme

Sabri Fejzullahu bën bashkë Leonorën dhe Adelinën

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 14:24

Leonora dhe Adelina bëhen bashkë për provat e koncertit të Sabri Fejzullahut Këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu është një ndër legjendat e muzikës në estradën shqiptare.

Me këngët dhe zërin e tij ai ka arritur që të bëjë për vete të gjitha gjeneratat, shkruan rtv21 Sabri Fejzullahu i cili këtë vit feston pesëdhjetë vjetorin e karrierës do të mbajë një koncert madhështor, ku të ftuar do të jenë edhe shumë artistë të njohur të estradës, e në mesin e tyre edhe Leonora Jakupi dhe Adelina Thaçi.

Leonora ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në provat e koncertit të Sabri Fejzullahut bashkë me Adelina Thaçin.

Image