subscribe
Mësohet se në cilën natë të “Eurovision 2019” do të këndojë Jonida Maliqi

Lajme

Mësohet se në cilën natë të “Eurovision 2019” do të këndojë Jonida Maliqi

Më: 30 janar 2019 Në ora: 09:24

Kanë filluar përgatitjet për festivalin më të madh të muzikës, “Eurovision 2019”.

Ky festival do të mbahet këtë vit në datat 14 dhe 16 maj (gjysmëfinalet), dhe më 18 maj 2019 (nata finale).

Këtë vit, “Eurovisoni” mbahet në Tel Aviv, gjersa javë më parë janë zbuluar logoja zyrtare dhe slogani i festivalit.

Këto ditë është hedhur edhe shorti për netët garuese, duke u bërë tërësisht e ditur lista se cilat shtet do të performojnë në natën e parë, e cilat në natën e dytë, transmeton telegrafi.

Shqipëria, e cila këtë vit përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës”, do të prezantohet në natën e dytë.

Ndërkohë vet këngëtarja ka bërë të ditur se do ta interpretojë në shqip këngën e saj, gjersa në pak muaj do të sjellë edhe klipin e saj.

Komentet
comments powered by Disqus