subscribe
Tayna thumbon sërish politikanët: Korrupsionin kush ua mësoi

Lajme

Tayna thumbon sërish politikanët: Korrupsionin kush ua mësoi

Më: 25 janar 2019 Në ora: 10:56

Reperja e njohur Tayna është irrituar shumë së fundmi.  

Papritur reperja e hiteve ‘Columbiana’ dhe ‘Fake’, e ka parë veten në lajmet e ditës në një prej televizioneve kosovare.

Shteti mesa duket ka marrë një iniciativë për të ndaluar këngët që promovojnë lëndët narkotike.

Pikërisht në një nga pjesët e kronikës së realizuar shfaqet një nga klipet e Taynës.

E irrituar Tayna shkroi në postimin e saj:

‘Në një shtet ku vet nuk munden të ndalin përdorimin e narkotikëve ose shumë gjërave të tjera nuk ma merr mendja që ne si artistë kemi shumë peshë të madhe në veprimet e njerëzve. Në vetëm këndojmë dhe mundohemi të argëtojmë popullatën. Unë për vete nuk përdor asgjë nga këto, madje as duhanin që ju shumica e përdorni e që po ashtu është shumë i dëmshëm’ tha në postimin e saj të parë.

Por Tayna nuk është mjaftuar me aq në një postim të djeshmin ajo thumbon sërish politikanët e vendit të saj.

 “Athu kush ka bo këngë për korrupsionin që u stimuluan këta kur ishin të rinj?”, ka shkruar Tayna në Instagramin e saj, si kundërpërgjigje karshi kritikave se po promovon e po i stimulon të rinjtë të përdorin narkotikë.

Image
Komentet
comments powered by Disqus