subscribe
Të gjithë e njohin si Alban Ramosaj, mirëpo mbiemri i vërtetë i këngëtarit qenka komplet ndryshe…

Lajme

Të gjithë e njohin si Alban Ramosaj, mirëpo mbiemri i vërtetë i këngëtarit qenka komplet ndryshe…

Më: 11 janar 2019 Në ora: 11:45

Këngëtari Alban Ramosaj, është ndër artistët më të pëlqyer të momentit, sidomos nga vajzat. 

Së fundmi ka publikuar projektin më të ri muzikor me titull “Ëndrrat e mia”. Ai gjithmonë di të jetë në qendër të vëmendjes dhe këtë herë ka zbuluar diçka që askush nuk e dinte më parë.

Albani ka publikuar një foto në profilin e tij ‘Instagram’ ku tregonte biletën e avionit dhe destinacionin, por dhe mbiemrin e tij të vërtetë. Gjatë gjithë kësaj kohe e kemi njohur me mbiemrin Ramosaj, por në fakt mbiemri i tij i vërtetë është Kamerolli. Tani me siguri, të gjithë ndjekësit e tij janë konfuzë, prandaj shpresojmë të kemi ndonjë shpjegim nga vetë Albani.

Image
Komentet
comments powered by Disqus