subscribe
Ish-bashkëshorti e quante aseksuale e të shëndoshë, Hueyda El Saied gjen dashurinë e re

Lajme

Ish-bashkëshorti e quante aseksuale e të shëndoshë, Hueyda El Saied gjen dashurinë e re

Më: 10 janar 2019 Në ora: 13:12

Hueyda El Sayed ka qenë gjithnjë e hapur me publikun dhe fansat e saj. Ajo nuk ka ngurruar që të tregojë detaje nga jeta e saj private.

Pak javë më parë, Hueyda publikoi në profilin e “Instagram”-it një fotografi me të dashurin e ri, Tier. Ajo zbuloi për fansat e saj se ka gjetur sërish dashurinë, pas ndarjes nga ish-bashkëshorti.

Në emisionin “Rudina” ka qenë i ftuar një ditë më parë gazetari Olti Curri, i cili ka folur rreth kësaj historie dashurie. Ai është shprehur se El Sayed është një nga personazhet më fantastikë që flet pa filtra.

“Hueyda edhe para se të ikte, ishte nga ato personazhe që mbushte kopertinën në moment të fundit. Ajo nuk është pa filtra, di ta ruajë jetën private dhe është shumë e zgjuar në këtë drejtim. Megjithatë, di të luajë shumë mirë. I dashuri i saj është drejtor i Institutit Financiar në Luksemburg dhe janë njohur përmes shoqërisë së përbashkët”, ka thënë Olti.

Ky i fundit ka shtuar se dyshja ishin njohur prej 5-vitesh dhe se Tier e dashuronte Hyeyda-n gjatë gjithë këtyre viteve.

“Kur jam ndarë nga bashkëshorti e takova si mik Tier dhe më pyeti pse u ndatë. Hueyda i kishte thënë se arriti deri në atë pikë sa bashkëshorti e quante aseksuale, përtace a të shëndoshë. Duke i thënë gjëra të tilla, Tier i kishte thënë se e dashuronte prej 5-vitesh”, zbuloi Olti.

Image
Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus