subscribe
Besi tregon një ngjarje me Enedën dhe Salsanon: Na ndoqi policia si nëpër filma e unë…

Lajme

Besi tregon një ngjarje me Enedën dhe Salsanon: Na ndoqi policia si nëpër filma e unë…

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 15:55

Aktori i humort Bes Kallaku ka treguar dje tek emisioni “E diela shqiptare” një histori që i ka ndodhur gjatë një udhëtimi me kolegët e tij.

Teksa në rubrikën “BE Caffee” ishte e ftuar këngëtarja e njohur Eneda Tarifa, ai vendosi që të tregonte pikërisht një ngjarje ku ishin protagonistë ata të dy dhe aktori i njohur Salsano Rrapi.

Ata po udhëtonin nga Ferizaj i Kosovës për në Shqipëri. “Në timon ishte Salsano dhe po ecte me shpejtësi aq të madhe, saqë nuk e pa makinën e policisë që po i ndiqte nga pas. Pasi efektivët i ndaluan, Salsano rrezikoi t’i hiqej patenta”, nisi tregiminin Besi.

Ky i fundit, si për ta ç’tensionuar situatën shpiku një nga ato historitë e tij, për policinë. “Të lutem se jemi artistë, jemi me urgjencë se Eneda e ka djalin sëmurë dhe duhet të ikim”, u ka thënë ai policëve.

Por mesa efektivi e njihte mjaft mirë këngëtaren dhe e dinte që ajo nuk kishte djalë por vajzë: “Që po më gënjen se është sëmurë e di por po më gënjen që e ka dhe çun se unë e di që ka çikë”.

Komentet
comments powered by Disqus