subscribe
“Donte të bënte treshe”, aktorja shqiptare thyen heshtjen pas lajmit se mori 9.5 milionë dollarë për ngacmim seksual

Lajme

“Donte të bënte treshe”, aktorja shqiptare thyen heshtjen pas lajmit se mori 9.5 milionë dollarë për ngacmim seksual

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 13:38

Javën e kaluar,  aktorja shqiptare Eliza Dushku u dëmshpërblye me 9.5 milionë dollarë për të mbyllur çështjen e ngacmimit seksual që i ishte bërë në studiot e CBS-së.

Dushku ka vendosur që të reagojë për herë të parë në lidhje me këtë çështje. Ajo është shprehur se nuk bëhet fjalë për një rast “thashethemi” apo mungese humori nga ana e saj.

Ndërkohë ajo ka bërë të ditur se ngacmimet ishin regjistruar nga vetë kamerat e CBS. Eliza gjithashtu shpjegon gjithçka në një artikull në “Boston Globe”, të titulluar “U punësova, nuk doja të ngacmohesha seksualisht, më pushuan nga puna”.

“Për të shfajësuar veten, ai tha që nuk di të mbaj shaka”, thotë Dushku, dhe pastaj kujton se ajo është rritur me tre vëllezër dhe ka punuar me aktorë e producentë të ndryshëm, dhe asnjëherë s’ka pasur deficite humori. Por personi në fjalë i kishte tepruar të gjitha.

Dushku citon se si ai i thoshte: “Do të të marr te furgoni i përdhunimit, që e kam mbushur me lubrifikantë e objekte falike”, janë fjalët e atij që i citon Dushku. Thoshte që “Donte të bënte një treshe me të”, dhe pak minuta më vonë një anëtar i stafit iu ul pranë dhe i kishte thënë që ishte me Weatherly-n, e që vinte për treshen.

Mes të tjerave, i thoshte: “Do të të marr në prehër e të të qëlloj në vithe si vajzë të vogël”, etj.  Dushku qartëson se këto ishin vetëm disa prej komenteve, e që disa herë i drejtohej me termin “këmbët” në vend të emrit, ndërsa kamerat e kanë kapur edhe duke kryer gjeste të pahijshme, të cilat ai i quan tani shaka.

Aktorja shqiptare ka treguar se pasi ajo i ka thënë se po e bezdiste nga këto ngacmime, ka ardhur edhe pushimi nga puna.

Njëkohësisht aktorja vë në dukje se si Weatherly mburrej shpesh se e kishte shumë shok drejtorin e CBS, e se si shkonin me pushime bashkë.

Pasi ishte konsultuar, Dushku e kishte hedhur në gjyq, pasi të gjitha ngacmimet ishin regjistruar nga kamerat e CBS, për javë të tëra.

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus