subscribe
‘Putin u shpall luftë repistëve, Noizy dorëzohet vetë’

Lajme

‘Putin u shpall luftë repistëve, Noizy dorëzohet vetë’

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 11:42

Lajmi më i komentuar në median sociale këto orë është reagimi i këngëtarit të njohur të muzikës rap, Noizy, që ka kërkuar dialog mes qeverisë dhe studentëve.

Pas Alketa Vejsiut dhe Rezarta Shkurtës, ai bëhet personazhi tjetër i njohur që kërkon dialog.

 

‘Ç’do gjë ka një zot shtëpie’, Noizy-studentëve: S’e kuptoj pse nuk uleni për diskutim

Por mos mendoni se fjalët e Noizyt janë pritur mirë në rrjetet sociale.

Kjo për shkak se nga natyra e tyre, repistët njihen si rebelë anti-sistem. Për këtë arsye, rrjeti ka prodhuar disa meme kundër këngëtarit, duke theksuar se lëvizja e tij erdhi pikërisht në ditën kur presidenti rus, Vladimir Putin u ka shpallur luftë këngëtarëve të muzikës rap.

Noizy është shfaqur edhe në të shkuarën në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Image
Komentet
comments powered by Disqus