subscribe
Mer fund lidhja mes Hailee dhe Niall

Lajme

Mer fund lidhja mes Hailee dhe Niall

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 13:27

Hailee Steinfeld dhe Niall Horan i kanë dhënë fund lidhjes! Burime për revistën “People” pranë çiftit, kanë konfirmuar se ata janë ndarë, pas 11 muajsh së bashku.

Ishin fansat, ata që ngritën dyshimet e para për ndarjen, pasi Horan nuk e uroi në rrjetet sociale Hailee-n për ditëlindje me 11 dhjetor. Sakaq, ata nuk e ndjekim më njëri tjetrin në “Instagram”, duke i vënë kapakun lajmeve për ndarjen.

As Horan apo Steinfeld nuk e pranuan asnjëherë në publik se ishin së bashku, edhe përse pranuan se janë të dashuruar me dikë shumë special.
“Kur bie në dashuri, zgjedh atë personin special që është krijuar vetëm për ty. Ti bën gjithçka që ky person të buzëqeshë dhe ti dhurosh lumturi” – tha Steinfeld më herët për “Cosmopolitan”.
Gjithsesi, ata u kapën mat disa herë duke u puthur në Los Angeles.