subscribe
16-vjeçarja u shit për prostitucion në një motel në Kamenicë

Lajme

16-vjeçarja u shit për prostitucion në një motel në Kamenicë

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 12:22

Një vajzë 16 vjeçe keqpërdoret seksualisht, duke u detyruar të prostituohet. Siç kuptohet, personi që e kishte detyruar, i kishte planifikuar me saktësi të gjitha veprimet. Mosha e saj nuk e ka penguar aspak, përkundrazi. E gjithë kjo, mësohet ka ndodhur brenda një periudhe kohore, gjatë vitit 2018. Vendi ku kishte ndodhur prostituimi ishte një restorant në një qytet tjetër, në Kamenicë.

E mitura nga Gjilani, N.N. (emër i njohur për redaksinë), për një periudhë kohore u shfrytëzua nga N.M., për të ofruar shërbime seksuale në këmbim të parave. Viktima tash e ka ndërprerë shkollimin, ndërsa prindërit e saj nuk kanë dashur të prononcohen për media.

Ekipi i Express ka qëndruar te familja e viktimës, por prindërit e saj, konkretisht babai, tha se nuk duan të prononcohen për media.

Mësohet se N.M., vazhdimisht ka organizuar, rekrutuar dhe ndihmuar për qëllime të prostitucionit të dëmtuarën, ani pse ai ka qenë në dijeni se vajza është nën moshën 16-vjeçare. Ky aktivitet i jashtëligjshëm ka ndodhur gjatë muajit maj (viti 2018) në një restorant në Kamenicë.

Për këto veprime i akuzuari është ngarkuar me dy vepra penale “mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe “keqpërdorimi seksual i personave nën 16 vjeç”.

Të premten Gjykata Themelore në Gjilan ka shqiptuar aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit N. M., në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjet e një (1) muaj burgim dhe 500 (pesëqind) euro gjobë.

Komentet
comments powered by Disqus