subscribe
Detaje të reja mbi vdekjen e Mac Miller

Lajme

Detaje të reja mbi vdekjen e Mac Miller

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 18:43
Mac Miller

Hetimi për vdekjen e reperit Mac Miller ka shënuar një kthesë të re.

Policia tani është përqendruar në ndejën që u bë në shtëpinë e Mac, një natë para se të vdiste, njoftoi TMZ.

Reperi 26 vjeçar vdiq të premtën e kaluar nga një mbidozë e drogës, ndërsa trupi i tij u gjet në një dhomë gjumi.

Sipas TMZ, një sasi e vogël e pluhurit të bardhë ishte në shtëpinë e tij. Autoritetet besojnë se shtëpia ishte pastruar para se policia të arrinte të kontrollonte vendin e ngjarjes.

Një mjek ka kryer autopsinë, por shkaku i vdekjes nuk do të zbulohet derisa të arrijnë rezultatet e toksikologjisë.