subscribe
Majk befason të gjithë, do të sjellë videoklipin e ri

Lajme

Majk befason të gjithë, do të sjellë videoklipin e ri

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 14:03

Hip hop ylli shqiptar, Majk, ka filluar punën në videoklipin e ri të tij. Kështu së paku ka zbuluar grimerja e njohur, Nora Rrahmani, e cila ka publikuar një foto të një aktoreje jo shqiptare. Aktorja me flokë të dredhura shfaqet teksa po bën grimin te artistja e makiazhit e lartpërmendur, kurse i etiketuar në foto është edhe Majk. Vetë reperi ka qenë i heshtur së fundmi në lidhje me publikimin e një projekti të ri duke mos zbuluar se çka po punon. Majk kishte paralajmëruar edhe një këngë me të përfunduar sezoni veror dhe tashmë mbetet të shihet cili do të jetë projekti.

 

Komentet
comments powered by Disqus