subscribe
Martesa gay e moderatorit të Top Channel, reagon edhe Linda Rei, kapet keq me komentueset

Lajme

Martesa gay e moderatorit të Top Channel, reagon edhe Linda Rei, kapet keq me komentueset

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 14:30

Ai ishte një ndër moderatorët e emisionit “Top Select” gjatë sezonit të fundit krah Kiarës, Liesës dhe Ardit. Ditën e djeshme qarkulloi me shpejtësi të madhe lajmi se Misheli i ka dhënë fund beqarisë dhe jo me një vajzë por me një mashkull me emrin Tian.

Herë herë ai publikonte foto me të në Instagram, por lajmi se dyshja u martua habiti shumë persona dhe të shumtë ishin ata që nuk u pëlqeu kjo zgjedhje e Mishelit. Në një post ku një faqe Instagrami kishte shpërndarë lajmin, dy komentuese kanë shprehur mendimin e tyre duke i ofenduar, por komentit të tyre iu kundërpërgjigj Linda Rei, një personazh mjaft i njohur shqiptar. Ajo iu ‘hodh’ në mbrojtje moderatorit dhe biseden me dy komentueset e shihni më poshtë.

Komentet
comments powered by Disqus