subscribe
Armina tregon planet e martesës me Shkëlzenin: Mërzitem kur…

Intervista

Armina tregon planet e martesës me Shkëlzenin: Mërzitem kur…

Më: 6 mars 2018 Në ora: 11:12

Padiskutim ajo është një ndër blogeret më të njohura në Shqipëri, ndërsa fama gjithnjë e në rritje është meritë edhe e njeriut që ka në krahë. Po flasim për Armina Mevlanin, bukuroshen që prej vitesh qëndron në krahë të djalit të ish-kryeministrit të vendit Sali Berisha, Shkëlzenin.

Armina ka zgjedhur emisionin “Chic” në News 24 për të treguar detaje nga jeta e tyre private, por edhe të reja mbi punën e saj. Sa e mbështet Shkëlzeni, si është marrëdhënia e tyre dhe kur planifikojnë të martohen? A ka pasur raste kur është mërzitur për ato që mediat shkruajnë për ta, këto dhe të tjera bukuroshja e Instagramit i sqaron live në News 24.
 

E di që je shumë e ngarkuar sepse janë javët e modës. Ti sapo ke mbërritur nga Milano? Me çfarë ndjesie vjen?
Armina: Është një eksperiencë mjaft e bukur. Krahas njohjes së trendeve të reja, është prestigj të jesh e ftuar. Është vlerësim. Shtysë për të qenë në sfilata ka qënë Instagrami por edhe blogu për të cilin unë shkruaj. Mbetet një eksperiencë mjaft e bukur.

“Rebel heart” po kthehet në një blog i cili i ka tejkaluar kufijtë shqiptarë, i drejtohet një lexuesi ndërkombëtar e gjithë atyre që kanë mundësi ta përballojnë modën. Ditën kur fillove blogun, çfarë qëllimi kishe?
Armina:
 E kam nisur për stilin tim personal. Këtë vit ka arritur që blogu të bëhet pjesë e medias on line. Kam nisur kontakte me firmat më të njohura. Më kontaktojnë direkt nga Franca edhe firma të njohura si Dior. Kam qëllim që audienca të rritet. Kam menduar për një linjë që të përfaqësojë “Rebel Heart”.

Pra, ke ambicje të ndërtosh brendin tënd?
Armina:
 Po, sepse blogeret fitimet më të mëdha i kanë nga gjërat që krijojnë vetë.

Mendon që mund t’ja arrish?
Armina:
 Po, është e vështirë për momentin, por mund të ndodhë edhe pas 5 vitesh.

Ti nga Milano vjen me një bashkëpunim që po e bëjmë publik sot, me një brend luksoz siç është “Pomellato” një nga firmat më të rëndësishme italiane. Ata të kanë zgjedhur si imazh…
Armina: 
Përgjithësisht blogeret i përzgjedhin si partnere. Unë mund të reklamoj bizhuteritë e tyre në Instagramin tim. Është një brand luksoz dhe mua më pëlqen shumë.

Më kujtohet vjehrri juaj, zoti Berisha që ka thënë kohë më parë se kur vjen puna tek Armina ajo i siguron vetë gjërat e veta, sepse ia dhurojnë stilistët më të famshëm në botë? Dua ta kuptoj si funksionon?
Armina: 
Është e vërtetë, blogu dhe Instagrami është kthyer në një lloj marketingu. Madje blogjet dhe Instagrami po konkurojnë edhe revistat, sepse firmat kontaktojnë direkt me ta për të reklamuar produktet e tyre. Pra t’i sjellin në formën e dhuratës dhe ti e reklamon. Unë funksionoj në këtë formë. Firma si Gucci apo Moschino thjesht ta dërgojnë veshjen, apo çantën, pra nënkuptohet që duhet ta reklamosh. Por ka edhe firma të mesme që të paguajnë që të reklamosh. Pothuajse në çdo foto unë reklamoj diçka.

Por, ti vendos filtra mes asaj që duhet të kalosh apo jo tek publiku?
Armina:
Sigurisht, sepse gjërat që nuk mund t’i vesh nuk i reklamoj.

Doja të pyesja për Shkëlzenin, i cili pati ditëlindjen gjatë javës që lamë pas…Nuk e dalluam dot dhuratën që ti kishe bërë për të, sepse mbetej diku aty poshtë, por a ndodh që këto firmat e mëdha të përzgjedhin diçka që nuk është për ty por për të?
Armina:
 Deri tani nuk ka ndodhur, por mund të ndodhë. Unë i dhashë dhuratë një çakmak të bukur dhe special. Ai nuk pi duhan, por ndonjëherë në ndonjë rast mund të ndezë puro.

Ti shpeshherë edhe atë maçokun tënd e ke kthyer në personazh, bën pastime të ndryshme, por me Shkëlzenin je e rezervuar…A ka pasur momente kur je ndjerë keq nga ato që mediat shkruajnë për ty?
Armina: 
Fotot dhe komentet e mia janë përdorur. Janë marrë me gjërat që unë kam veshur, vënë çmime ekstreme. Nuk është se mërzitem, nuk ndikohem shumë, pasi mendoj se kush mediatikisht të do dhe të ndjek do vazhdojë ta bëjë. Dua që ndjekësit e mi të më shohin si mikeshë, si shoqe. Ka pasur raste që jam habitur, por jo kurrsesi të qaj. Unë kam mundur të mos jem pjesë e politikës, kam vazhduar të jem pjesë e modës dhe kaq. Ndjek atë që mua më pëlqen. Por nëse përdorem si target për të sulmuar dikë, kjo do ndodhë gjithmonë. Është pjesë gazetareske dhe e zgjedhin ta bëjnë këtë me qëllim.

Zeni ndikon tek ty?
Armina:
 E kam diskutuar me të, kishim një vit e gjysmë lidhje kur unë mora vendimin të hap blogun tim në 2014…

Të mos e harrojmë që ke qenë edhe kryeredaktore e një reviste të njohur mode?
Armina:
 Kam punuar që në moshën 19-vjeçare në atë revistë. Kur kam shkuar tek firmat e kam pasur si cv revistën. Shkëlzeni më tha se të mbështes 100%, sepse është ëndrra jote dhe kam besim që t’i do ta bësh. Kur fillova bashkëpunimin me firmat më targetonin shiko Armina çfarë po vesh? Ai në momente të caktuara nuk më ka thënë ndaloje, por më ka thënë të mendoja mirë për mënyrën se si do postoja, si do ta përcjellja tek njerëzit. Ne shkuam në Meksikë me pushime dhe hotelin e kisha të përfshirë nga një agjenci udhëtimesh, kjo gjë u nxor si pushimet luksoze të Arminës. Mua më kërkojnë edhe hotele në Maldive por e di që do më kthehet kundër, ndaj nuk shkoj, e di që do e përdorin.

Sa të ka mërzitur, kur ke parë mënyrën se si është sulmuar Shkëlzeni? Pra, kur ti lexon për të dhe ai për ty?
Armina: 
Ne e dimë që duke qenë persona publikë edhe mund të sulmohemi. Unë që në momentin që jam lidhur jam sulmuar. Në media ka pasur edhe gjëra pozitive për mua.

Të gjithë presim një ëndërr në sirtar që të kurorëzoni martesën? Apo do presim…
Armina:
 Nuk është se do presim shumë, e kemi bërë një plan thjesht po presim momentin që të ndjehemi të dy të qetë për ta bërë këtë, nuk duhet të jemi të nxituar.

Ke një ide të përafërt, po mendon për fustanin?
Armina:
 Jam në komunikim me brendet e njohura. Mund të jetë pas 1 apo 3 vitesh. Dua ta bëj mirë ndaj edhe kam nisur komunikimet për këtë gjë që tani.