subscribe
Rrëfehet Gili: Ja për kënd i shtyp ndjenjat...

Intervista

Rrëfehet Gili: Ja për kënd i shtyp ndjenjat...

Nga: Dafina Xhemaj Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 12:26
Fefzije Berani – Gili

Një ndër emrat më të shquar në skenën muzikore i cili vazhdimisht diçka të re krijon edhe pranë opusit tejet të gjerë muzikor që e posedonë, së bashku me mbështetjen e madhe të bashkëshortit të saj, dhe publikut besnik të cilin e fitoi përmes këngëve të paharruara që më shumë se 2 dekada e gjysmë, është ajo këngëtarja me të cilën u rritën shumë gjenerata, Fefzije Berani – Gili. Në këtë intervistë dhënë ekskluzivisht revistës “Kosovarja”, na ka rrëfyer për shumë gjëra si për planet në muzikë, në jetën private dhe për të ardhmen e saj.

“Kosovarja”: Gili fillimisht, na thoni se çka konsideroni si sukses të viti 2017?

Fefzije Berani – Gili: Diplomimi i Redonit dhe regjistrimi në universitetin Shefilld në Selanik. Në profesion kam lanësuar dy këngë të reja dhe një potpuri në kuadër të programeve festive.

“Kosovarja”: A ju kanë ecur planet për këtë vit që po shkon pas ashtu siç edhe i keni planifikuar?

Fefzije Berani – Gili: Kryesisht po. Edhe pse nuk planifikojë ja lë kohës, por mirë me ka shkuar viti që po lëmë pas.

“Kosovarja”: Tashmë në xhirimet e vitit të ri ju keni ardhur më këngë të reja e më shumë risi, a do të jetë njëra nga këto këngë me videoklip?

Fefzije Berani – Gili: Në xhirime të ndryshme kam lansuar këngë të reja, por edhe kolazhe të ndryshme me kolegë. Se a do ketë viedoklip të shoh se si po priten këngët e reja. Këngët e sapolansuara do të dëgjohen gjatë vitit 2018.

“Kosovarja”: Si po mendoni të filloni vitin 2018, me cilat projekte, apo do ja lini kohës?

Fefzije Berani – Gili: Gjithmonë ia lë momentit dhe reagoj në varshmëri nga rrjedhat.

“Kosovarja”: Po bashkëpunime a do keni, ndonjë duet...?

Fefzije Berani – Gili: Për momentin jo, nuk kam planifikuar asgjë.

“Kosovarja”: Gili, ju tashmë jeni pjesë e skenës shumë vite, që ndoshta do duhet gjatë me shkruar për ju si këngëtare e mirënjohur. Na flisni pak për vetën tuaj, e keni paramenduar vetën fytyrë  publike siç edhe jeni tani?

Fefzije Berani – Gili: Nuk e kam lakmuar famën, por gjithmonë e kam dashur shumë këngën.

“Kosovarja”: Si shkon karriera jote pas kaq viteve në skenë?

Fefzije Berani – Gili: Kisha një pauzë ku jam paraqitur pa përkushtim thjeshte sikur ta kisha obligim. Tani mu ka kthyer vullneti dhe po punoj sikur në fillimet e mija pra me shumë dashuri.

“Kosovarja”: Sa e ka të vështir Iliri, të shkruaj tekste për ju, apo i bëni në bashkëpunim?

Fefzije Berani – Gili: Meqë kalojmë më shumë kohë bashkë atëherë edhe kemi me shumë kërkesa rreth teksteve apo si thonë “kush ka nge shtinë rruza në pe”, ha ha ha (qeshë).

“Kosovarja”: Secilën këngë që Iliri e shkruan, jo vetëm për ju por për secilin këngëtar ajo këngë domosdoshmërisht është hit, nga gjithë ky inspirim apo edhe ti e ke një pjesë të meritës?

Fefzije Berani – Gili: Patjetër që edhe unë jam pjesë e inspirimit. S’ka ku shkon pa mua.

“Kosovarja”: Keni dy djem të mrekullueshëm. Do ti shohim ndonjë ditë Robertin apo Redoni si këngëtar?

Fefzije Berani – Gili: Jo nuk e besoj. Ndoshta si producentë muzikor, por me këndua nuk kanë hiq qejf.

 

Image
Fefzije Berani – Gili
Veton Osmani

“Kosovarja”: Sa e fortë është Gili përballë ndjenjave?

Fefzije Berani – Gili: Shumë e fortë! Për të mirën e familjes dhe njerëzve që me rrethojnë i shtypi ndjenjat e mija. Jam pak edhe sakrifikuese.

“Kosovarja”: Xhelozia për ty është presion i dashurisë së madhe, apo tjetër gjë? Dhe nëse mund të na thoni ndonjë rast kur jeni bërë xheloze, në ndonjë rast pa qenë nevoja?

Fefzije Berani – Gili: Xhelozia është mëlmesë e dashurisë.

“Kosovarja”: Si është përditshmëria jote?

Fefzije Berani – Gili: Paraditja është e dedikuar për Ilirin. Çdo ditë që nuk kemi angazhime dalim me pi kafe me shoqëri. Pasditja dhe mbrëmja janë të dëkuar fëmijëve dhe familjes.

“Kosovarja”: A këndon duke bërë punët e shtëpisë?

Fefzije Berani – Gili: Jo asnjëherë, nuk me ndodh që të këndojë duke i bërë punët e shtëpisë.

“Kosovarja”: Si është të kujdesesh për tre meshkuj?

Fefzije Berani – Gili: Në fillim shumë vështirë, por me kalimin e viteve dhe pjekurinë e fëmijëve tani jam madje e përkëdhelur.

“Kosovarja”: Ndihesh e llastuar mes tyre?

Fefzije Berani – Gili: Po shumë e llastuar.

“Kosovarja”: Shoqëria jote i përket botës muzikore, apo s`ka shumë lidhje me artin?

Fefzije Berani – Gili: Kam shoqërinë e shkollës, por kryesisht sot kaloj kohë me njerëzit e artit.

“Kosovarja”: Marrëdhënia me shoppingun dhe paratë…

Fefzije Berani – Gili: Po shënoj progres. Tani shopingun e zëvendësoj me fitnes dhe ska qendra. Por shopingu nuk të lë asnjëherë të qetë.

 

Image

Fefzije Berani – Gili

Veton Osmani

“Kosovarja”: E lëshon lekun kur bëhet fjalë për shpenzime kozmetike?

Fefzije Berani – Gili: Po, nuk e diskutojë për gjerta që kam nevojë dhe me duhet

“Kosovarja”: Çmendim ke për botoksin dhe liftingun… Ke bërë ndërhyrje kirurgjikale?

Fefzije Berani – Gili: Nuk kam bërë. Mendoj që secili që ndihet rehat duhet ta bëjë. Po më pengon uniformiteti që po e shohë të vajzat e reja.

“Kosovarja”: Gili, si ka mundësi që je gjithmonë në formë? Bën palestër apo mban dieta?

Fefzije Berani – Gili: Edhe palestër edhe dietë. Por dëshira për të mirën me mbanë në formë.

“Kosovarja”: Dhe krejt për fund cila është porosia juaj, për adhuruesit tuaj?

Fefzije Berani – Gili: Ta duan familjen dhe shoqërinë. Jeta është e shkurtër le ta jetojnë me dashuri.