subscribe
E dashura e “të fortit” shqiptar: Kam jetuar me bodyguardë e shërbëtorë, derisa e humba në aksident

Intervista

E dashura e “të fortit” shqiptar: Kam jetuar me bodyguardë e shërbëtorë, derisa e humba në aksident

Më: 30 janar 2018 Në ora: 17:05

Ajo njihet si “vajza e 500 trëndafilave”, dhurata që i bënte shpesh i dashuri i ndjerë Jetnis Dollapi, miku i shumë VIP-ave, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident me motor. Nertila Kapaj është modelja e ndjekur në rrjetet sociale, e cila tregon se, fatkeqësisht, rreziku e ka ndjekur gjithmonë në jetë, ndaj në film s’e pati aspak të vështirë.

Ajo luan të dashurën e Arben Derhemit, bosit të drogës, në serialin televiziv “Ti mund të më quash Xhon”, si pjesë e një kasti të njohur aktorësh. Në këtë intervistë për “Panorama Plus”, Nertila tregon se nuk iu desh të aktronte si të tjerët, pasi në jetë i ka përjetuar këto situata realisht.

Të pamë në një rol interesant në filmin “Ti mund të më quash Xhon”. Si ndodhi që u bëre pjesë e kastit dhe sa e lidhur ke qenë me aktrimin më parë?

Në fakt, unë kam realizuar dhe dy filma të tjerë me “Papadhimitri Production”. Ishte ideja e regjisorit që të isha unë pikërisht ky rol, pra, e dashura e bosit të drogës.

Siç tregove vetë, luaje të dashurën e bosit të drogës që intepretohet nga aktori Arben Derhemi. Pati kimi mes jush dhe çfarë mund të tregosh nga kjo eksperiencë, me një aktor profesionist si Derhemi?

Unë isha e dashura e bosit të drogës, që do të thotë, se isha krahu i djathtë i tij. Përderisa isha e dashura, patëm kimi, ama vetëm në rol. Ishte eksperiencë e bukur, sepse Arbeni paraqiste burrërinë që sot është vështirë ta gjesh te meshkujt shqiptarë. Pra, ai e përjetonte këtë rol.

Përfaqësoje kukullën që nuk fliste, por që i jepte makinës dhe e shoqëronte të dashurin, edhe në bisedat për pazaret e prishura me shpërndarësit e drogës. Si u ndjeve në atë pozicion dhe në jetë do të mundje ta pranoje një gjë të tillë?

Pozicioni im ishte i tillë në film. Ndoshta, për të tjerë është e lehtë të aktrojnë, ndërsa Nertila i ka përjetuar këto situata realisht. Pjesa më e madhe e aktorëve dhe shikuesve i kanë parë shumë gjëra veç në filma, ndërsa unë në jetën reale shoqërohesha nga bodyguard-ë dhe shërbëtorë, pra, vetë jeta ime ka qenë një film.

Pamë dhe një skenë puthjeje me Arben Derhemin. Ishte e vështirë dhe deri ku mund të guxosh me skenat hot në kinema?

Ajo skenë ishte pak e vështirë, por ishte pjesë e rolit dhe m’u desh ta luaja me profesionalizëm. Por s’do të guxoja më shumë. Pas rolit në kinema, cilat janë ambiciet e tua më tej, sa i takon filmit apo televizonit? Pas atij roli, kam shumë plane që për momentin po i lë surprizë.

Në rrjetet sociale je njohur si vajza e “500 trëndafilave” nisur nga dhurata e të dashurit, që humbi jetën në një aksident me motor. Cila është jeta që bën, pas humbjes së tij?

Ka qenë e vështirë të pranoja humbjen e tij. Tani është një engjëll, që më mbron dhe do të donte veç më të mirën për mua.

Je shprehur, se nuk do të ketë dashuri tjetër për ty. Vazhdon të mendosh njësoj?

Ajo që kam thënë, është e vërtetë dhe e vërteta nuk ndryshon.

Je komentuar si fotomodelja me format e rrumbullakosura. Bukuria të ka dëmtuar apo ndihmuar në jetë?

Bukuria është një plus që ndoshta të ndihmon, por të bëhesh e suksesshme në jetë, ju siguroj që nuk arrihet vetëm se je e bukur.

Ka djem që këmbëngulin të kenë lidhje me ty dhe kur do e hedhësh atë hap?

Nuk mund të them a ka meshkuj që këmbëngulin, por doja që të thosha nëse ka ndonjë që s’këmbëngul. Kur do të jetë ai moment që të hedh atë hap? S’e di, sepse s’po gjej akoma kriminelin e duhur. (qesh)

Të josh rreziku në jetë dhe mund të na rrëfesh ndonjë aventurë të çmendur?

Nuk mund të them, më josh rreziku, por fatkeqësisht rreziku më ka ndjekur gjithmonë. Ka shumë marrëzira në jetën time, por s’do ishte mirë t’i tregoj publikisht.

Image