subscribe
Kush e bën të “Qesh”, Anxhelen

Intervista

Kush e bën të “Qesh”, Anxhelen

Nga: Diana Bunjaku Më: 19 shtator 2017 Në ora: 16:17

Anxhela Peristeri, është kjo këngëtarja që nuk ka nevojë shumë për komentim ku tashmë ajo është e njohur kudo si në Shqipëri, Kosovë e gjithandej ku ka shqiptarë. Ajo së fundmi ka publikua një këngë e cila titullohet “Qesh”, këngë kjo që është klikuar mjaftë shumë dhe ka marr komente nga më të ndryshmet. Se cilat janë risit e vet Peristerit, ajo flet ekskluzivisht për revistën “Kosovarja”. 

 

Kosovarja: Na tregoni pak, kush është Anxhela, në jetën e përditshme?

Anxhela Peristeri: Anxhela është njësojë si gjithmonë. Edhe në jetën e përditshme edhe në skenë. Jam një njeri i thjeshtë si gjithë të tjerët që jetojë jetën time dhe dashurojë profesionin tim.

 

Kosovarja: Thuhet se vdes çdo ditë ngadalë, kush nuk dëgjon muzikë? Si e shpjegoni ju lidhshmërinë me botën e muzikës-këngës?

Anxhela Peristeri: Unë mendoj se pa muzike nuk do të kishte jetë.(Të paktën për mua). Muzika është magji. Njerëzit që nuk dëgjojnë muzikë mund të jenë të paktë ose nuk ekzistojnë fare.

Image

Kosovarja: Si e shpjegoni faktin që në vlerat artistike janë bërë shumë “goditje”?

Anxhela Peristeri: Kur arti merret në patronazh nga njerëz jo artistë atëherë ndodhin goditjet. Gjithsesi mendoj se publiku është aq i zgjuar, sa të dallojë artin e vërtetë.

 

Kosovarja: Po të mos ishit këngëtare, ku do t’ju gjenim sot?

Anxhela Peristeri: Nuk e imagjinoj dot jetën time ndryshe. Më beso nuk e kam idenë se ku mund të isha tani sinqerisht. Por gjithsesi mendoj se mund të bëj shumë gjëra të tjera. Në qoftë se do ta dija këtë do të isha këngëtarja më e suksesshme e të gjitha kohërave, por gjithsesi mendoj se njeriu duhet të ketë shpirt artisti.

Image

Kosovarja: Me ç ‘projekte mendoni t'i befasoni fansat?

Anxhela Peristeri: Ka shumë projekte të tjera në vazhdim por për momentin preferojë të mos i zbulojë.

 

Kosovarja: Cila është kënga e juaj që mund ta veçoni?

Anxhela Peristeri: Nuk mund ti ndajë lehtë këngët e mia nga njëra- tjetra, por duke qenë që unë i dashurojë baladat, atëherë do ta veçoja këngën “Si po jetoj”.

 

Kosovarja: Me kënd bashkëpunon Anxhela?

Anxhela Peristeri: Kam pasur një bashkëpunim vetëm me Gold Ag dhe Labin që rezultoi mjaft i suksesshëm. Por shpresojë që në të ardhmen të këtë edhe shumë të tjera.

 

Kosovarja: A ka raste kur ju dëshironi ta keni një model për këngën apo dëshironi ta merrni tekstin ashtu siç bart mesazhin tekste shkruesi?

Anxhela Peristeri: Faktikisht kohet e fundit tekstet po i shkruaj vetë. Ndërsa kompozitorët janë të ndryshëm. Më pëlqen të marr nga talenti i të gjithëve.

Image
 
Kosovarja: Çfarë duhet të ketë një këngë brenda vetes që mos të vdes kurrë?

Anxhela Peristeri: Gjithsesi tekstin vijën melodike dhe mesazhin bartës, që kënga të dëgjohet sa më gjatë, e jo të mbetet vetëm këngë sezonale.

 

 Kosovarja: Na flisni pak për këngën e re “ Qesh"?

Anxhela Peristeri: Qesh është një këngë me një tekst optimist dhe një melodi që përmbledh pak nga te gjitha trevat shqiptare.

 

Kosovarja: Çfarë mesazhi bartë kjo këngë? Dhe a jeni e kënaqur me pritshmërinë?

Anxhela Peristeri: Kjo këngë bart në vetvete një mesazh shumë të rëndësishëm. Dashurinë për jetën dhe për njëri - tjetrin. Të gjithë jemi kalimtarë në këtë botë dhe sa më shpejt ta kuptojmë, aq më mirë është. Aurel Thellimi është një komponent shumë i rëndësishëm i kësaj kënge dhe i falënderohem. Kënga është pritur mjaft mirë dhe shpresojë që të vazhdojë në këtë mënyrë!