subscribe
Ermali rrëfen të pa thënat e tij

Intervista

Ermali rrëfen të pa thënat e tij

Nga: Dafina Xhemaj Më: 18 shtator 2017 Në ora: 11:05

“Kosovarja”: Ermal si po ju ecin planet për këtë vit?

Ermal Fejzullahu: Planet për këtë vit janë duke më ecur për mrekulli. Kam një bashkpunim me këngëtaren e mirënjohur Nora Istrefin, që tash më ka dal në treg dhe po mirëpritet mjaftë mirë nga adhuruesit tanë. Pastaj kam edhe disa këngë të tjera dhe bashkpunime që  do të mbeten surprizë.

 

“Kosovarja”: Do t ë keni ndonjë bashkëpunim t ë ri gjatë këtyre ditëve?

Ermal Fejzullahu: Ashtu siç e thahs më heret kam bashkpunim me Nora Istrefin, të tjerat mbesin surprizë.

 

“Kosovarja”: A do keni n ë plan q ë sivjet t ë publikoni ndonjë album?

Ermal Fejzullahu: Album u bë kohë që nuk kam rtealizuar do kishte me qenë shumë mirë nëse mundet të realizojë, por nuk është se e kam në plan.

 

“Kosovarja”: Pothuajse çdo këngë që ju e hidhni në treg bëhet hit, nga gjithë ky inspirim?

Ermal Fejzullahu: Fjalët e mira që vijnë nga njerëzit, vlerësoimi i punës është stimulanti më i mirë për mua.

 

“Kosovarja”: Puna jote nuk ka të ndalur, oferta për në koncerte, mbrëmje të ndryshme... Çfarë të bën ty këngëtar kaq të kërkuar?

Ermal Fejzullahu: Jam i lumtur që kudo që shjkojë më plotëson shumë publiku shqiptar që është me të vërtet shumë artdashës.

 

“Kosovarja”: Një ndër këngët e tua të hershme mban titullin “Nostalgjia”. Ndjenë nostalgji për...

Ermal Fejzullahu: Nostalgji... besojë çdo njëri ndjen nostalgji në jetë për një kohë, një vend, një kënaqësi... përndryshe unë jam shumë i lumtur me jetën time.

 

“Kosovarja”: Si e ndieni veten kur ndodheni para publikut?

Ermal Fejzullahu: Para publikut... sa më shumë që ka njerës para meje aq më mirë ndihem unë.

 

“Kosovarja”: Ermal sa ka ndryshuar jeta juaj, ku tashmë jeni baba i tre fëmijëve të mrekullueshëm?

Ermal Fejzuallahu: Jam i plotësuar në jetë me familjën dhe fëmijët e mij... të gjithë e dijmë që fëmijët janë të shtrenjët për do prind. Jetën time vazhdojë ta jetojë i qetë duke punuar dhe suke shijuar çdo moment.

 

“Kosovarja”: E keni  ëndërruar gjithherë se do i keni tre fëmijë?

Ermal Fejzullahu: Nuk e dij nuk e kam imagjinuar se do i kem 1,2 apo 3 fëmijë, por e di që smund ti ndaj nga zemra.

 

“Kosovarja”: Kush nga fëmijët t ë ngjan më së shumti ty?

Ermal Fejzullahu: Në fizionomi  më përngjan Buna më tepër e cila poashtu e shoh se ka edhe lidhje me muzikë më shumë nga Arti e Era.

 

 “Kosovarja”: Ermal sa e ndjen ë Ariana mungesën  tënde kur dihet se ju jeni nonstop i angazhuar me mbrëmje?

Ermal Fejzullahu: Unë e Ariana kemi një raport shumë korret dhe kemi mjaftë mirëkuptim. As unë nuk e kam të leht të jem gjithmonë rrugëve larg shtëpisë e familjes time, por që e menaxhojë vetë këtë situatë. Dhe sigurisht Ariana më ndihmon në çdo sferë të jetës.

 

“Kosovarja”: A gatuan Ermali dhe cili është specialiteti që e gatuani më me qejf?

Ermal Fejzullahu: Jam shumë gurman, por nuk di të gatuaj.

 

“Kosovarja”: Ermal si është një ditë e zakonshme e juaja?

Ermal Fejzullahu: Ditë e zakonshme kur jam këtej mundohem ti përfundojë të gjitha punët që kam lënë pas dore, kohën kur kam qenë në rrugë.

 

“Kosovarja”: Dhe krejt për fund cili është mesazhi juaj për revistën “Kosovarja”?

Ermal Fejzullahu: Jeni një revistë shumë e mirë, numër një nëse mudn ta quaj, gjë shumë e mirë për shqiptarët kudo që jetojnë në botë, ju falenderoi shumë.