subscribe
Sekretet e Erikës…!

Intervista

Sekretet e Erikës…!

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:19

Erika, këtë herë do flasim  vetëm për sekretet e tua, je dakord?

Për të gjitha të gjitha?! Hajde, të shohim njëherë…(Qesh)

 

Dua ta nis nga bukuria,  cili është sekreti i bukurisë tënde?

Oh, faleminderit dhe unë si përherë do të jap përgjigjet e mia më të sinqerta. Mendoj se sekreti i bukurisë jo vetëm i times, por i çdo femre është buzëqeshja. Çdo femër kur buzëqesh është e bukur.

 

Sekreti i lumturisë?

Sekreti lumturisë janë të gjitha ato gjerat e bukura dhe me vlerë që më rrethojnë në jetën time.

 

Sekreti i suksesit?

Jam njeri  shumë pozitiv dhe pse jo besimi që kamtek vetja.

 

Cili është sekreti i muzikës që bën?

Që bëj atë muzikë që dua më shumë.

 

Sekreti për të bërë karrierë?

Të punosh shumë për ato që do të arrish dhe mos të heqësh dorë kurrë nga dëshirat dhe ëndrrat.

 

Sekreti yt në dashuri?

Dashuria është e vetmja gjë që s’ka sekret. Po tani me aq sa më kanë thënë, (qesh) unë jam shumë e dashur, shumë e ëmbël, e sinqertë dhe mendoj që janë një sekret ‘i vockël’ dhe këto apo jo?

 

Sekreti për t`u ndier rehat?

Thjesht duaje veten tënde në çdo qelizë dhe ke për t’u ndier rehat në çdo gjë.

 

Sekreti për t`u argëtuar?

Largoji të gjitha mendimet negative dhe shijoji ato momente.

Image

Sekreti i fëmijërisë?

Kam qenë shumë fëmijë mistrec.(Qesh)

 

Sekreti i “të qenit gjithnjë e sinqertë”?

Ji vetvetja.

 

Sekreti për t`i mbajtur larg njerëzit që s`të pëlqejnë?

S’e di (Qesh).Thjesht mund t’i injorosh, mos t’i japësh shumë rëndësi. Jam me parimin se indiferenca vret më shumë se çdo gjë.

 

Sekreti për t`i mbajtur njerëzit afër?

Dhuroji dashuri ose miqësi të pakushtëzuar dhe ç’është më e rëndësishmja të jesh pranë tyre në ditët e mira dhe të këqija.

 

Sekreti për të mposhtur emocionet në skenë?

Besimi në vetvete. Mendo vetëm gjëra pozitive.Thuaj vetes 'do dal të bëj më të mirën time dhe do e shijoj pafund atë moment!

Image

Sekreti për të afruar publikun?

Buzëqeshi, ndaje skenën herë pas here me ta dhe bashkëpuno me shikime sa më shpesh. Nuk ka publik mos të të dojë në momentin që bëhesh 'një' me ata.

 

Sekreti për një trup elegant?

Të hash shëndetshëm dhe sigurisht edhe pak fitness!

 

Sekreti për të kaluar një ditë pa stres?

Të jetosh duke buzëqeshur!

 

Sekreti për të pasur look shokues?

Kjo pjesa e look-ut shokues është si puna e atyre gjërave që kur i bën me plan nuk të ecin. Më mirë thuaj le të dalë si të dalë dhe çdo gjë ecën më mbarë.

Image

Po sekreti për të fituar sa më tepër pikë gjatë një interviste, cili është?

Të japësh përgjigje sa më të natyrshme pra të jesh vetvetja dhe sa më e thjeshtë, aq më e bukur intervista!

Komentet
comments powered by Disqus