subscribe
Pas duetit me Big Mamën dhe Kallashin, Gasso: Do isha martuar edhe me këngëtare

Intervista

Pas duetit me Big Mamën dhe Kallashin, Gasso: Do isha martuar edhe me këngëtare

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 13:53

Njihet si një prej reperëve të rinj, por shumë të pashëm të skenës shqiptare. Gazmend Maliqi apo i njohur ndryshe si Gasso, ka ardhur me një projekt të ri dhe një këngë ritmike, e cila është pritur mirë nga publiku. Ai këtë herë vjen në një bisedë për “Panorama Plus”, duke treguar të rejat e tij.

Sa i kënaqur je me realizimin e projektit të fundit?

Shumë i kënaqur, pas një pauze njëvjeçare kisha pak frikë se si do e presin njerëzit këngën, por jam befasuar për mirë.

Komercializmi gjithmonë ka pasur sukses, sa je ti në këtë drejtim?

Po varet, ndonjëherë edhe na duhet me iu përshtat kohës, por nuk është se jam shumë komercial.

Ke pasur bashkëpunim me Big Mamën, mendon për një duet tjetër me të?

Po, ua kemi borxh edhe një bashkëpunim publikut, pasi në fillim patëm premtuar se do bëjmë tri këngë e tani të shohim. Mendoj se shumë shpejt do kemi diçka konkrete.

Gjithashtu ke pasur duet edhe me Kallashin, sa je ndarë i kënaqur?

Kënga ka ecur shumë mirë.

Do bëje edhe një tjetër?

Jo, një mjafton.

Të pëlqejnë femrat e plota apo të dobëta?

Te unë nuk është me rëndësi shumë pamja.

Kë do zgjidhje mes Big Mamës dhe Kallashit?                                        

Nuk mundesh me krahasu këto të dyja, pasi kanë profesione të ndryshme.

Po një duet të ri me ndonjë nga femrat aktuale të skenës, me kë do bëje?

Nuk e di, ka shumë këngëtare që këndojnë bukur, por për momentin Dhurata Dora është këngëtarja më e preferuar dhe shpresoj se në një të ardhme, pse jo, të kem një bashkëpunim.

Po për grua, do ishe martuar me këngëtare?

Pse jo!?

Sipas komenteve, sondazheve, je një nga djemtë më të dashur të skenës, a e ndjen edhe ti?

Ndoshta, nuk e di, nuk është se i kam kushtuar shumë rëndësi kësaj pune, por normal çdokush ka dëshirë të ketë dashurinë dhe respektin nga populli.

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus