subscribe
Meti Berbatovci: “Klikimeve nuk ju besoj hiq se ato po blihen...më vjen mirë që kënga ime është parë aq"

Intervista

Meti Berbatovci: “Klikimeve nuk ju besoj hiq se ato po blihen...më vjen mirë që kënga ime është parë aq"

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 20:32
Meti Berbatovci

Një artist shumë atraktiv që siç thotë vetë ai nganjëherë i pëlqen të pushojë, por këtë herë si duket ka menduar mjaft mirë dhe ka trokitur tek një muzikant shumë i njohur dhe ashtu na thotë se është mjaft i kënaqur me këtë bashkëpunim. Ky është këngëtari simpatik Meti Berbatovci, ku vetëm pak ditë më parë solli këngën “Diagnoza” pas një kohë që kishte pauzuar, një këngë me klip që po ecën mjaft mirë, dhe si duket ai po mendon edhe për një projekt tjetër sërish me mjeshtrin e hiteve Virusin. Kohën më të madhe ai jeton në Zvicër, por për shkak të familjes dhe shoqërisë ai nuk e harron Kosovën, ku vjen disa herë brenda vitit, por që të rikthehet për të jetuar gjithmonë as për shkak të muzikës nuk do ta bënte. Në intervistën për gazetën tonë Meti na rrëfen shumë gjera të tjera, flet thjesht e qartë jo vetëm se si kontaktoi me Virusin, por edhe për ndonjë duet, por edhe se kur do t’ia bëje “ban” duke qenë se megjithëse rrethohet mes femrave të bukura ai është ende single.

“Bota sot”: Meti je rikthyer me "Diagnoza" si po pritet i kënaqur?

 - Së pari ju përshëndes! Po jam kthyer më në fund, mirë po pritet faleminderit e jam shumë i kënaqur me këngën edhe klipin.

“Bota sot”: Shkove te Virusi sepse ai bën hite apo më herët se ke pasur kontaktin me të?

- Te Virusi kam shku krejt rastësisht, një ditë prej ditëve i kam shënuar më është përgjigjur, kemi biseduar dhe kemi filluar punën. Jam ndarë shumë i kënaqur me punën e tij.

“Bota sot”: I beson klikimeve, i kënaqur me ato që e kanë shikuar, ti pse nuk i blen klikimet si disa kolegë të tu?

- Klikimeve jo s’ju besoj hiq, sepse tash ato po blehen, mirëpo unë s’kam atë mendje sado që janë ato apo s’janë të vërteta, edhe e ndi vetën mirë sepse e kanë dëgjuar me të vërtetë këngën dhe e kanë shikuar klipin.

“Bota sot”: Rikthehesh pas një pauze e tani nuk do të ndalesh?

 - Me mu s’dihet kam dëshirë nganjëherë të pushoj, mirëpo tash jam ende në bisedime e mendoj që një këngë tjetër të punoj te Virusi po ashtu.

“Bota sot”: Meti këndon në koncerte në Diasporë, po në dasma duke kënduar mund të shohim një ditë?

- Po koncerte kam pasur, e disa dasma vetëm të shoqëri e te të afërmit kam kënduar deri më tash.

“Bota sot”: Nëse do të zgjidhje për një duet nga femrat e njohura të estradës me kë ëndërron të kesh një duet?

- Duet jo more nuk ëndërroj me askënd me pas duet, mirëpo nëse vjen diçka pse jo, mirëpo s’kam ëndërr atë gjë.

“Bota sot”: Të shohim gjithmonë mes femrave të bukura, kur do t’ia bësh "bam" me ndonjërën prej tyre?

- Po faleminderit nga Zoti kam shumë shoqëri të mirë, e sidomos femra të bukura (qesh), e me bë ban kur ta ketë thënë Zoti.

“Bota sot”: Ti merresh edhe me spektaklin më të rëndësishëm të bukurisë në Zvicër kjo është puna jote atje?

 - Po në Miss & Mister Suisse Francophone ka 10 vite që punoj, mirë po ecën puna faleminderit nga Zoti, e jam aty të ju ndihmoj atyre që kanë nevojë e që e meritojnë.

“Bota sot”: Mund të ndodh një ditë që të vish për shkak të muzikës për të jetuar në Kosovë?

 - Në Kosovë kam familje, të afërm e shoqëri, dhe është vendlindja ime, po unë thuaja se në Kosovë po jam në çdo 3 apo 4 muaj, kështu që mjafton. E të vij e të jetoj jo njëherë.

“Bota sot”: Do të shohim në ndonjë program festiv në Vit të Ri?

- Program të Vitit të Ri ende se di për shkak të punëve këtu në Zvicër, por shpresoj të jem aty. Faleminderit nga ju e shumë respeskte!.

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus