subscribe
Arsim Salihaj: “Jam i kënaqur me artistët tanë, të huajt duhet të kenë menaxher të huaj”

Intervista

Arsim Salihaj: “Jam i kënaqur me artistët tanë, të huajt duhet të kenë menaxher të huaj”

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 14:49
Arsim Salihaj dhe Young Zerka

Ai e njeh shumë mirë tregun e muzikës pasi vetë ka qenë këngëtar, por ende më mirë e njeh vitet e fundit pasi menaxhon disa emra shumë të njohur të muzikës shqiptare në pjesën e Diasporës. Po flasim për Arsim Salihaj, apo siç e njohin të gjithë si Sima apo drejtuesi i kompanisë serioze SS Events. Ne e takuam dhe mësuam shumë nga puna e tij siç na tregonte me shumë seriozitet pasi kjo ishte një punë e dytë për të, por e bërë me shumë dashuri dhe përkushtim e si rezultat me plot suksese. Djaloshi që shihet mjaft i zoti në menaxhimin e shumë emrave na tregon edhe se si i ka marrëdhëniet me këngëtarët Dhurat Dora dhe 2 Ton, a po bashkëpunon më me ta, pasi ishte ai i pari që i menaxhoi në Diasporë! Cilët janë disa emra të rinj nën menaxhimin e tij por shumë të njohur në tregun muzikor shqiptar, a është penduar ai se nuk ka qëndruar në skenë si këngëtar dhe a ka ai një emër këngëtari shqiptar që nuk do të donte ta menaxhonte kurrë? Këto si dhe shumë pyetje të tjera Sima na i zbulon në intervistën më poshtë!.

“Bota Sot”: E nisim duke të quajtur menaxher, artist apo në emër Arsim?

- Ku ka më mirë se Arsim! Emri Arsim i përfshin të gjitha! Pa arsim s’je as Artist as Menaxher (qesh).

“Bota Sot”: Sa vite u bënë që menaxhon artistë të njohur shqiptarë në Diasporë?

-Tani edhe pak ditë i rrumbullakos 10 vite që bëj këtë punë si menaxher i Diasporës për artistët këngëtarë që nga 2009-ta me këngëtaren e mirënjohur Arta Bajrami më pas me Dj Nardi, Dj Viper etj, më pas në 2011-tën me super këngëtaren e talentuar Dhurata Dora. Më tej në 2012-n përsëri me artistë të tjerë si 2Ton, Sergio, Dafina Dauti etj. Vazhdojmë nga viti 2016-të. Menaxhoj këngëtarët e mirënjohur Ramadan Krasniqin-Danin, Young Zerka& Ronela Hajatin. Në 2018-n kam marrë nën menaxhim këngëtarin Erkan Musliu, Seven Saraqin, Tuna Sejdiu, moderatorin e suksesshëm në Zvicër Altin Markun (Folshqip Show).

“Bota Sot”: Dëgjojmë shumë për menaxherë, ju jeni i licencuar atje, ka shumë menaxherë shqiptarë atje dhe si i keni marrëdhëniet?

-Unë i kam marrëdhëniet shumë te mira me të gjithë menaxherët e tjerë por edhe me licencën kam marrëdhënie të mira. Kështu që dua të them jam i licencuar dhe punoj me hapa të sigurt për veten, për artistët por edhe për suksesin e tyre.

“Bota Sot”: Dimë se ju e keni pasur Dhurata Dora dhe 2 Ton çfarë ndodhi dhe a keni më bashkëpunime me ta?

-Asgjë nuk ka ndodhur. Edhe qeverinë e Kosovës një herë e drejtonte njëri e një herë tjetër kush, pra kjo punë është riciproke, pra edhe për rastin në fjalë, prapë kemi bashkëpunu dhe nuk do te thotë se edhe ne nuk mund te ribashkëpunojmë. Unë kam respekt te veçantë për te dy artistët ne fjalë dhe jam i kënaqur me sukseset e tyre.

“Bota Sot”: Si janë këta artistë që i menaxhon a njohin dhe i zbatojnë marrëveshjet?

-S’ka diskutime në këtë pjesë! Janë artistë në skenë por janë më shumë artistë në njohjen dhe zbatimin e marrëveshjes dhe rregullave.

“Bota Sot”: Si interesohesh për të kapur në menaxhim ndonjë artist të ri apo mjafton të hysh në Youtube më i klikuari dhe e kontakton?

-Unë futem në Youtube për ti dëgjuar këngët e bukura që dalin për qejfin tim, por jo me qëllim të caktuar. Puna ime e saktë dhe e përpikte dhe e sinqertë ka bërë që shumë artistë të më kontaktojnë vetë për bashkëpunim. Por s‘do të thotë se edhe nuk marr guximin t’i ofroj dikujt aftësitë e punës time për të bashkëpunuar.

“Bota Sot”: Cilin apo cilën nga artistët e huaj do të doje të bashkëpunoje ta kishe nën menaxhimin tënd?

-Jam i kënaqur me artistët shqiptarë, të huajt duhet të kenë menaxherë të huaj (qesh).

“Bota Sot”: Kthehemi pak tek muzika ti vetë ke qenë reper, të mungon ajo kohë?

-Na ishte seç na ishte (qesh). Nëse kthehemi mbrapa shumë na mungojnë shumë gjëra dhe na kap nostalgjia. E vërtet që kam pas talent dhe kam kënduar por nuk e kam ndjekur atë rrugë. Jam i kënaqur me këtë rrugën tjetër, por ketë dua te jua lë surprizë për 2019-n.

“Bota Sot”: Tash kur sheh këtë hap të madh të këngëtarëve edhe në skenat e botës, a thua çfarë i bëra vetes mirë isha edhe unë këngëtar?

-Nuk jam pishman për asgjë që kam lënë mbrapa, sepse hapat e mi që kam bërë dhe po bëj vazhdimisht janë të rëndësishëm dhe vlefshëm. Asgjë nuk shkon me inat, por me punë dhe dashuri.

“Bota Sot”: Cilin apo cilën këngëtar shqiptar nuk do të doje kurrë që ta menaxhoje?

-Karakteri im nuk ka përgjigje negative ose përcaktuese për këtë lloj pyetje. Të gjithë janë të mirë, përderisa mundohen të punojmë dhe japin maksimumin nga vetja për publikun atëherë unë ju uroj suksese dhe shëndet për këdo.

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus