subscribe
Kanita : "Për mua me rëndësi që publiku e ka pëlqyer këngën "S’jemi ne”

Intervista

Kanita : "Për mua me rëndësi që publiku e ka pëlqyer këngën "S’jemi ne”

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 15:26
Kanita

E bukur dhe mbi të gjitha me një super vokal është rikthyer në Tiranë ku ajo vite më parë u zbulua si talent, e këtë vit në festivalin më të madh shqiptar “Kënga Magjike” ka dhuruar një baladë shumë të ndjerë, deri tani kënga më e bukur në këtë edicion. E kuptuat besoj se për kë bëhet fjalë, për këngëtaren Kanita Suma që megjithëse është vetëm 17 vjeç zëri i saj njihet në të gjithë Evropën falë super hitit “Don’t let me go”, madje ndërsa na përgjigjet me plot kënaqësi në këtë intervistë për gazetën tonë, ajo sapo është befasuar dhe ndjehet e lumtur pasi sapo ka fituar çmimin Platium në Rusi për këtë këngë, vlerësim ky që i jepet artistëve në bazë të shitjeve në iTunes dhe dëgjimit në Spotify. Këngëtarja e cila siç na tregon është e përkushtuar mjaft ndaj muzikës na rrëfen në këtë intervistë edhe të tjera gjëra, por mbi të gjitha tregon se po përgatitet për netët finale në “Kënga Magjike”, si dhe na zbulon se a do të ketë balada e këtij festivali ndonjë klip apo remix të këngës?!.

“Bota sot”: Përshëndetje! Ku është Kanita në këto momente që po na përgjigjet?

- Përshëndetje, për momentin jam në shtëpi.

“Bota sot”: Sa herë në ditë e dëgjon këngën “S’jemi ne”, për ne deri tani kënga më e bukur nga “Kënga Magjike” e për ty cila është?

- Në të vërtet nuk e dëgjoj aq shpesh, ndodh që gjatë ditës nuk e dëgjoj asnjëherë, jam pak e angazhuar me shkollën dhe koncertet e shkollës, po në përgjithësi të gjitha këngët janë të bukura që i kam dëgjuar. Por jam shumë e kënaqur që këngën publiku e ka pëlqyer shumë.

“Bota sot”: Ke menduar se si do të paraqitesh në netët finale?

- Ngadalë-ngadalë kemi filluar të përgatitemi dhe e kemi menduar se si përafërsisht si do të dalë.

“Bota sot”: Po për çmimin që do të marrësh, e synon tek kryesori apo cili do është i mirëseardhur për ty?

-Atë e vendos tjetër kush, për mua çfarëdo që të jetë është i mirëseardhur, për mua me rëndësi është që publiku e ka pëlqyer.

“Bota sot”: Do të ketë kjo këngë ndonjë videoklip?

- Nuk besoj por mendoj videoklip më të bukur se kjo permormancë nuk besoj që do të mundeshim te bënim.

“Bota sot”: Zakonisht super suksesin e ke pasur internacional me remix, e kënga e Këngës Magjike do të ketë një remix?

 -Po patjetër që do të ketë remix dhe ajo do të bëhet shumë shpejt.

“Bota sot”: Ndërsa të gjithë shqiptarët dëgjojnë këngën më të re tënden, audienca e huaj vazhdon të dëgjojë “Don’t let me go”, deri ku ka arritur fama e kësaj kënge?

- Suksesi “ Dont let me go” u vlerësua me Platinum në Russi, të cilën të hënën ma dorëzuan dhe jam tejmase e lumtur, andaj që mendoj që kjo këngë ka marrë një famë shumë të madhe në të gjitha vendet e Evropës.

“Bota sot”: Vazhdon të kesh pranë gjithmonë babanë dhe menaxherin, apo ka raste kur edhe vetëm shkon diku e ftuar?

- Jo nuk ka raste, unë gjithmonë shkoj me prindërit dhe menaxherin.

“Bota sot”: Muzika për ty do të jetë e veshur edhe me petkun e profesionit, apo një tjetër pasion të pa shfaqur akoma ka Kanita?

- Jo për momentin jam shumë e fokusuar me muzikën sepse ajo është gjëja që e dua më së shumti.

“Bota sot”: Cila më e mira për ty Rita Ora, Dua Lipa apo Bebe Rexha? Cilën prej tyre dëgjon më shumë?

- Të trija janë shumë të mira, mbi të gjitha janë shqiptare. Pak më shumë dëgjoj Dua Lipën.

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus