subscribe
Olgera Lleshaj: “E rëndësishme është që jam e rrethuar me dashuri”

Intervista

Olgera Lleshaj: “E rëndësishme është që jam e rrethuar me dashuri”

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 09:55
Olgera Lleshaj

E ëmbël dhe mjaft e bukur, e qetë në punën e saj e mjaft e sigurt, pasi megjithëse për një kohë sikur dukej se ishte shkëputur nga muzika, ajo rivjen me një super këngë që nga shikimet edhe pritjet ishte më shumë se sa e mendonte edhe vetë këngëtarja.

Kjo është këngëtarja Olgera Lleshaj, e cila siç na rrëfen në intervistën për gazetën tonë nuk do të ndalet sepse tashmë i ka ndezur motorrët dhe do të shohim edhe me projekte të tjera teksa kënga e saj më e re “Falma dashurinë” po ecën mjaft mirë. Ku jeton artistja dhe cili është profesioni tjetër që ajo bën, cilin vend nuk duhet ta harrojë që ta vizitojë kurrë kur ajo kthehet në Shqipëri?! E të tjera kureshtje i shuani në intervistën më poshtë me simpatiken Olgera!.

“Bota sot”: Olgera rikthehesh me një super këngë, po mendoje mirë me çfarë të vije apo nuk kishe kohë?

-“Falma Dashurinë” është një projekt që ka qenë menduar shumë më herët për tu lançuar, por për shkak të shkëputjes time nga muzika u vonua lançimi i saj.

“Bota sot”: Si po ecën kënga dhe mendon se këtë herë ke bashkëpunuar me autorët më të mirë?

-Kënga po ecën shumë mirë, më mirë nga sa mendoja në fakt, kur bashkëpunoj me kolegë të mirë, e artistë të mirë ndihem më komode dhe jap maksimumin.

“Bota sot”: E kush nuk do të donte nga meshkujt që Olgera ti thoshte "Falma dashurinë", e në ti vetë ia ke falur dikujt dashurinë?

-E rëndësishme është që jam e rrethuar me dashuri.

“Bota sot”: E dimë se jeton në Zvicër dhe nuk është kënga profesion, me çfarë merreni tjetër atje?

-Kënga është një profesion i dytë nëse mund ta quaj kështu, përndryshe  mendoj që në jetën këtu jam integruar mjaft mirë  duke qenë se punoj në “Salt”, një ndër kompanitë celulare më të fuqishme në Zvicër.

“Bota sot”: Vendlindjen e viziton shpesh?

-Mundohem ta vizitoj, sa herë që vi në Shqipëri është e pamundur të mos shkoj në Mirditë. Po nuk shkova aty më duket sikur diçka kam harruar.

“Bota sot”: Nuk e dimë se si i ke punët nëpër dasma thjesht e ftuar apo edhe këndon në to?

-Në të dyja versionet. Kënaqem shumë nëpër dasma, si në versionin e të ftuares, si në atë të këngëtare.

“Bota sot”: Ka Olgera një kolege si motër nga bota e estradës shqiptare?

-Kam kolege me të cilat flasim vazhdimisht, por motra jo, faleminderit ,i kam dy motra një e tretë besoj do ishte tepër.

“Bota sot”: E meqë jemi këtu këngën e re ta shpërndanë kolegët apo ta uruan?

-Kolegët e vërtetë që më duan dhe më respektojnë e kanë shpërndarë, kurse ata tjerët që gjoja më duan më kanë shtuar klikimet duke e parë e riparë videon.

“Bota sot”: I beson dueteve për më shumë sukses dhe cilit mashkull këngëtar do ti thoje ti për një bashkëpunim?

-Heee..  nuk mendoj që një artist bëhet më i suksesshëm për shkak të dueteve, sigurisht kur bashkohen dy artistë bashkë kanë fansa nga të dyja anët, por çdo projekt i mirë ka sukses duet ky ose jo. Sa për bashkëpunim, do bashkëpunoja me

secilin këngëtar që di të këndojë dhe që përshtatemi .

“Bota sot”: Prapë duhet të presim gjatë për ndonjë projekt të rradhës apo do të shohim ndoshta nëpër produksionet në programet e fundvitit?

 -Do mundohem të jem e pranishme në xhirimet e Vitit të Ri te Arboni, nëse do më premtojë koha, sepse kuptohet largësia bën të veten, ndërsa përsa i përket këngeve të reja nuk do pauzoj të paktën jo kaq gjatë, tashmeë i kam ndezur motorrët dhe po punoj për projekte te reja.

Image
Komentet
comments powered by Disqus