subscribe
Kastro Zizo: Pse i bëra bashkë në një projekt shokët e mi prej 10 vitesh, Robert Berishën dhe Eneda Tarifën

Intervista

Kastro Zizo: Pse i bëra bashkë në një projekt shokët e mi prej 10 vitesh, Robert Berishën dhe Eneda Tarifën

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 15:14
Kastro Zizo, Robert Berisha dhe Eneda Tarifa

Një treshe suprizuese do të rikthejë një këngë të njohur të Shqipërisë së Mesme, projekt që vetë ideatori Kastro Zizo thotë se do të jetë bombastike. Për të gjithë ju që menduat se kjo këngë bëri bashkë Klevis Bagën, Robert Berishën e Eneda Tarifën, në fakt është e kundërta, pasi nga miqësia e tyre 100-vjeçare po rilind një këngë. Për treshen e re të muzikës, ekranin e ri televiziv ku do e shohim si moderator dhe mendimi për të lënë Shqipërinë, Kastro flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Kthehesh me një bashkëpunim me Robert Berishën dhe Eneda Tarifën. Ishte një person i katërt që ju bëri bashkë në këtë projekt, apo keni njohje me njëri-tjetrin?

Me të dy unë jam shok shumë i vjetër, përmbi një dekadë. Personi që na mblodhi të tre me krenari e them që jam unë. Jemi tre karaktere të ndryshëm që në final do të sjellim diçka bombastike.

Dimë që bashkoheni me një ripunim të një kënge të vjetër. Çfarë ndryshimesh i keni bërë?

Mund të them që kënga është një ripunim i një kënge të vjetër popullore të Shqipërisë se Mesme… Pooor ka aq shumë risi sa…

Tre zëra të ndryshëm, si e komenton ngjyrën e zërit të secilit prej jush?

Nuk ka shumë komente, pasi publiku na njeh. Di të them që në një këngë ne të tre do të bëjmë flakë.

Robert Berisha një mashkull seksi, e sheh si konkurrent sa i takon pëlqimit që mund të kenë femrat ndaj tij në këtë projekt?

(Qesh) Ne jemi seksi për veten dhe për njerëzit tanë të afërt.. Pjesa tjetër nuk ekziston si konkurrencë, por si shokë të mirë, jemi mbledhur në një projekt ambicioz.

Nëse do t’i kërkoje bashkëshortes së tij, Nora Istrefit, një bashkëpunim, mendon se do të shkonit si çift në duet?

Çdo gjë është e mundur. Nora hyn te superartistet shumë të konsoliduara në tregun tonë.

Meqë po hyjmë në stinën e festivaleve, ti do të marrësh pjesë në këtë 20- vjetor të “Kënga Magjike”?

No coment.

Rifillimi i sezonit televiziv të gjen në ekran dhe si ndihesh në pozicionin e moderatorit në këtë rast?

Po, më gjen në një ekran të ri shumë të dashur për publikun që nuk mund ta zbuloj ende. Dhe më gjen si diçka që di ta bëj sikur pi birrën.

Je gjithmonë ai rebeli që ngre zërin publikisht për çfarë nuk shkon në këtë realitet. Ke menduar ndonjëherë ta lësh Shqipërinë dhe cili është vendi apo kontintenti që bën për ty?

Më shkon në mendje ndonjëherë ta lë Shqipërinë, por kam investuar shumë në këtë vend dhe kam detyrime si baba. Ndoshta një ditë do të më gjejë në New York.

Si artist, me kalimin e viteve mendja dhe shpirti yt robërohen nga pak përditë, apo bëhen gjithmonë e më të lirë?

Të dyja zhvillohen paralel… Ndonjëherë ndihem shumë i lodhur nga realiteti, siç ndonjëherë e dua shumë këtë sistem sado i kalbur që është.

Nëse do të shkruaje autobiografinë tënde, si do ta nisje dhe si do ta mbyllje?

Do të niste: “Na ishte një herë një mbret që u bë joker i oborrit…