subscribe
Greta Hoxha: Si ngacmova të huajt me dekoltenë zbuluar në ekran, televizioni më i madh japonez, dokumentar me jetën time

Intervista

Greta Hoxha: Si ngacmova të huajt me dekoltenë zbuluar në ekran, televizioni më i madh japonez, dokumentar me jetën time

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 12:51
Greta Hoxha

Është modele, juriste dhe gazetare, por ambicia e saj kryesore mbetet prezantimi në televizion. Por fama e Greta Hoxhës si spikerja e lajmeve, që shfaqet me dekolte zbuluar në ekranin e “Zjarr Tv”, mesa duket, ka bërë përshtypje në gjithë botën, e për më tepër në Japoni. Stafi i televizionit më të madh në Japoni “TBS”, e kanë bërë Gretën personazhin kryesor në dokumentarin që kanë realizuar në ambientet e televizionit ku punon. Për këtë eksperiencë, ofertat për punë dhe propozimet për martesë që merr, sa mund ta ketë provokuar ajo Mustafa Nanon me dekoltenë në ekran dhe si ndihet që bën xing me Artur Zhejin, duke qenë se moderojnë emisione me të njëjtin titull “360 gradë”, Greta Hoxha i rrëfen për “Panorama Plus”.

“360 gradë” titullohet emisioni yt dhe i Artur Zhejit. Ku janë njësoj dhe ku ndryshojnë këto dy formate?

Nuk jam shumë e informuar për këtë emision në fakt. Thjesht e kam dëgjuar, por nuk kam gjetur kohë për ta parë. Suksese Zhejit!

Dimë që je bërë pjesë e një dokumentari japonez. Ti për çfarë arsye je bërë pjesë apo do të intervistohesh?

Duke qenë se formati ynë ngjalli shumë reagime si jashtë edhe brenda vendit, unë kam qenë në qendër të vëmendjes publike e mediatike si për ata që e pëlqejnë dhe ata që mendojnë se nuk e pëlqejnë, por prapë e shohin. Mediat e huaja kanë shkruar për mua dhe “Zjarr Tv”, pothuajse të gjitha. E në fakt intervista më e bukur ishte në ATN1 në Greqi, por e paharrueshme do të jetë ardhja e stafit të televizionit më të madh në Japoni TBS, në ambientet e “Zjarr Tv”. Dokumentari flet për qytetin e Tiranës dhe televizionin që për shumë të huaj e bëri të njohur këtë qytet, pra, “Zjarr Tv”. Ata qëndruan tri ditë me ne dhe njëra nga këto m’u dedikua mua. Shumë njerëz në Japoni ishin kuriozë të dinë se ku jetoj dhe si e organizoj ditën. Pra, nga mëngjesi deri në darkë. Çdo gjë shkoi për mrekulli dhe tani takimi i radhës do të jetë në Japoni. Ata po më presin!

Shpesh je bërë objekt i mediave botërore për mënyrën e guximshme si jep lajmet. Vazhdon merr oferta për punë jashtë vendit, apo propozime për martesë?

Oferta ka pafund, por duhet t’i bëj mirë llogaritë. Gjithashtu propozime martese plot, por nuk kam kohë.

Sa e ke shijuar këtë eksperiencë televizive dhe nëse do të flisnim për guxim, deri ku mund të guxoje?

E kam shijuar në maksimum dhe jo vetëm këtë. Unë bëj pjesë te njerëzit pa komplekse dhe gjërave, që më pëlqejnë të bëj, u jap maksimumin tim. Ka plot gjëra që nuk më pëlqejnë t’i bëj, si për shembull: të pi cigare, të bëj jetë nate apo të konsumoj alkool. Itinerari im është: punë-shtëpi – shtëpi-punë.

Dekolteja e hapur është pika jote më e fortë apo më e dobët?

Pika ime më e fortë dhe më e dobët është familja ime.

Si është jeta jote jashtë studios televizive, ndodh që të ngacmojnë apo thumbojnë?

Reagime ka pafund. E ku ta gjej kohën për t’u marrë me këtë pjesë?

Cili është moderatori politik me të cilin do të bëje ti një emision?

Një ndër emisionet që nuk kam për ta bërë kurrë është politika. Më kap migrena.

Mendon se gazetarët meshkuj janë më dominantë dhe të paguar se femrat?

Nuk i kam pyetur për pagat dhe s’di ç’të them!

Do ta lije këtë punë nëse njeriu yt i zemrës do ta vinte kusht?

Asnjëherë nuk më ka pëlqyer të jem e varur nga dikush. Nëse ai do të me jepte një arsye shumë të fortë që unë ende nuk e di, do e merrja në konsideratë, por që ta lë sepse kështu do ai? Kurrë!

E dëgjove debatin e Mustafa Nanos për zhveshjen e vajzave të ekranit dhe ç’mendim ke për atë monolog? Ndihesh brenda apo jashtë atij debati?

Po, sigurisht që e kam dëgjuar, madje, unë vetë e kam trajtuar në rubrikën e showbiz-it. E kam thënë gjithmonë: mendimi është subjektiv. Ai ka arsyetimet e veta dhe sigurisht që ka të drejtë. Por ka plot të tjerë që e pëlqejnë, duke dhënë argumente se duhet pëlqyer. Unë nuk i marr shumë në konsideratë. I falënderoj të gjithë ata që më ndjekin dhe pastaj japin verdiktin e tyre, qoftë për mirë apo për keq.

Image