subscribe
Erika: “Bang Bang” është një bombë e vërtetë

Intervista

Erika: “Bang Bang” është një bombë e vërtetë

Më: 28 prill 2018 Në ora: 13:14
Erika

Erika,  çfarë ka ndryshuar në jetën tënde nga hera e fundit që kemi folur bashkë?

Erika është në evolucion të vazhdueshëm dhe gjithmonë e. Kishit ndonjë dyshim për këtë?! (Buzëqesh)

Klipi i radhës është “në furrë” me sa dimë dhe shumë shpejt del apo jo?

Është në furrë si klip, madje mund të them se është gati dhe këto ditë publikohet. Titullohet “Bang Bang” është një këngë e Gramoz Kozelit, dhe klip të Fourinfinit i kemi bërë xhirimet në Sarandë dhe kanë dalë shumë të bukura si pjesë. Shumë shpejt, do ta shihni në ekranet muzikore shqiptare. Si çdo herë, nuk do t’i zhgënjej fansat e mi të shumtë sepse ata e dinë që Erika di të jetë pranë tyre me më të mirën dhe më origjinalen. “Bang Bang do jetë një bombë e vërtetë.

Para se të realizosh një këngë, kujdesesh të studiosh tregun e çfarë kërkon ai, apo nisesh nga shijet e tua dhe kaq?

Unë e di çfarë do dhe çfarë pret publiku nga unë, kështu që nuk e kam të vështirë ta përcaktoj natyrën e këngës apo klipit të radhës. Deri më sot kam qëlluar në shenjë dhe do të qëlloj përsëri...

Çfarë nuk do t’i falje kurrë?

Gënjeshtrën dhe tradhtinë!

Cila gjykon se është vetia më e mirë që të karakterizon?

Jam vetvetja, jam origjinale dhe kjo është ajo që i tërheq të tjerët te Erika.

Në paraqitjet e tua, pavarësisht stilit, ajo që të bie në sy është tendenca e fundit. Ngaqë je e dhënë pas modës apo gjithçka është rezultat i shijes tënde?

Vishem ashtu si më pëlqen, por i ndjek tendencat e fundit. Në fund të fundit, veshja e bukur është një vlerë më tepër në personalitetin e një femre.

Është më mirë të vishesh vetë apo të të veshin stilistë?

Të dyja, mirë janë, por unë parapëlqej të vishem vetë. Zgjedh, vesh, ndihem mirë; kjo ka rëndësi për mua.

Ka ndonjë gjë që do të doje ta bëje, por ende nuk e ke marrë guximin ta bësh?

Ka shumë gjëra që nuk i kam bërë akoma, por kjo nuk do të thotë që nuk kam pasur guxim t’i bëj. Thjesht, nuk ka qenë koha e duhur!

Si është për ty një person të cilin nuk do të doje ta humbisje kurrë?

Ka fytyrën e familjes sime; janë njerëzit që lutem të mos i humbas kurrë.

Erika, “fiksimi” i kujt je ti?

Fiksimi yt jam, se më vdiqe me këto intervistat! (Qesh) Jam fiksim i atyre që duan origjinalen dhe të vërtetën.

Po fiksimi yt, kush është?

Eh, këtë nuk ta them dot tani. Herës tjetër! (Qesh)

Je supersticioze?

Pak, jo shumë. Më shumë veproj me arsye.

Po pas parasë, je e fiksuar?

Jo, jam e fiksuar të harxhoj para. (Qesh)

Kënga për ty është profesion, pasion apo stil jetese?

Është një univers i tërë, një tërësi pa të cilën nuk do ta dija kuptimin e jetës.

Në dashuri, je po kaq dominante sa në këngë?

Jam dominante kudo, jo vetëm në dashuri.

Çfarë të mërzit më shumë?

Gënjeshtra.

-Si do e mbyllim këtë intervistë?

Si gjithmonë plot me energji pozitive. “Bang Bang” vjen shumë shpejt dhe pas tij edhe një tjetër këngë. Më ndiqni!

Image
Komentet
comments powered by Disqus