subscribe

Foto galeri

Kthehu në ballinë
  • Moda me shpatullat zbuluar

    Intrigante dhe super në modë, janë bluzat me shpatullat zbuluar. Qoftë një shpatull apo të dyja, ato pak centimetra lëkurë zbuluar krijojnë një pamje magjike, vëmendje dhe shikim katalizues.

    Mjaft elegante për në mbrëmje apo ceremoni, shpatullat zbuluar janë perfekte dhe për në palestër apo plazh. Ja disa kombinime:

    Street Style- Sigurisht pa harxhuar shumë para, mund të kemi në garderobë një bluzë të tillë. Perfekte për tu veshur në të përditshme duke e kombinuar me një kanatiere tyli apo dhe me xhinse me grisje.

    Vajza e luleve- Me lule apo dantella bashkë, qoftë e bardhë, e zezë, apo e kuqe, dhe me një palë xhinse do të ishte perfekte. E kombinon me pantallona të shkurtra, ose një kapele kashte do tju bënte romantike me frymëzi idilik, mjaft delikate dhe e çmuar nga të gjithë.

    Mëndafshi- Shpatullat e zbuluara nuk janë vetëm për veshjet e përditshme. Edhe ato klasiket, të shndritshme, dhe mjaft të mira për një rast elegant, një ceremoni apo një festë në mbrëmje.Doni ta ekzagjeroni?
    Le të frymëzohemi nga stili i Audrey Hepburn, një fill perlash dhe një kapele me strehë të gjerë, për një pamje me elegancë.

1 / 10