subscribe

Foto galeri

Kthehu në ballinë
  • Moda, elegante me xhaketë e pantallona

    Xhaketë e pantallona, ndoshta me ngjyrë të errët, ose shumë të kthjellët, pra një uniformë zyre, veçanërisht për ato që kanë një pozicion të caktuar.

    Së bashku, xhaketa dhe pantallonat janë të gjithanshme, të rehatshme, duke na lejuar të përballojmë klimën e kësaj stine të çuditshme, por edhe për të qënë gjithmonë të veshura mirë.

    Ky stil është sjellë në pasarela nga shumë stilistë, duke nisur nga Giorgio Armani. Nga një anë kjo interpretohet dhe si një afrim gjinish, ajo mashkullore me femërore, tipike e këtij viti madje duke sjellë në sfilata bashkë djem dhe vajza.

    Edhe forma e pantallonave ofron mundësi të mëdha interpretimi. Ka forma fluide, por dhe gjatësi që lënë zbuluar kaviljen apo pak më poshtë. Mund të vishen me çizme të shkrutra por edhe me lidhëse, një tjetër kult i kësaj stine.

1 / 10