subscribe

Foto galeri

Kthehu në ballinë
  • Gangsterët shqiptarë që shesin kokainë të lirë në Londër, tregojnë jetesën luksoze

    Anëtarët e një bandë shqiptare që mendohet se shet drogë të lirë në Londër, tregojnë jetesën e tyre luksoze në internet dhe thonë se janë gati për luftë, shkruan Daily Star.

    Gangsterët postojnë rregullisht në Instagram foto me armë, shuma të mëdha parash kesh dhe makina të shtrenjta.

    Në videot në YouTube, anëtarët e të famshmes Hellbanianz, këndojnë edhe rrep për jetën e tyre në qeli.

    Me bazën në Barking, në lindje të Londrës, banda ka lidhje me mafian në Shqipëri, që bën biznes me kartelet e drogës nga Amerika e Jugut.

    Gazeta shkruan se banda të ngjashme me Hellbanianz mbushin tregun e Londrës me kokainë të lirë, pasi sjellin drogë të pastër.

    Një zëdhënëse e Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (AKK) tha: “Grupet kriminale shqiptare kanë një profil dhe ndikim të lartë në krimin e organizuar në Britaninë e Madhe dhe kanë akses të konsiderueshëm në trafikimin e drogës, kryesisht kokainë. Ata po zgjerohen dhe ndikimi i tyre po zgjerohet”.

    Shumica e gangsterëve janë shqiptarë të lindur në Britani, pasi prindërit e tyre emigruan atje.

1 / 8