subscribe

Foto galeri

Kthehu në ballinë
  • Si të visheni kur ju ftojnë në një martesë?

    Pasi është marrë ftesa për në martesë, të ftuarat fillon dhe i zë ankthi. Duhet gjetur veshja që do t’i bëjë të shkëlqejnë si kur janë të ulura, si në pistën e kërcimit dhe në fotot suvenir. Si parim dhe për respekt të nuses, e bardha dhe gjithë nuancat e saj nuk duhet t’i merrni aspak parasysh si të ftuara. Sikurse e kërkon tradita, e zgjedhura e lumtur është e vetmja që duhet të mbajë këtë ngjyrë të pastër.

    Por e njëjta gjë vlen edhe për të zezën, ndonëse gjithnjë e më shumë pranohet për elegancën e saj dhe vlerësohet për aftësitë e jashtëzakonshme të kombinimit, mbetet sinonim i zisë. Ky nuk duket si oguri më i mirë për ditën më të bukur të kushërirës apo mikeshës suaj. Gjithashtu, edhe fustanet sirenë duhen evituar. Ndërkohë ka një pafundësi ngjyrash që shfaqen po aq joshëse për t’i kombinuar në veshjet tuaja atë ditë. Në galerinë tonë do të gjeni disa shembuj veshjesh për të ftuarat në martesa.

1 / 14