subscribe
Rita shkëlqen në “Bambi Awards”

Foto e dites

Rita shkëlqen në “Bambi Awards”

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 08:41

Rita Ora ditë më parë ka qenë mikpritëse e një prej ngjarjeve kryesore të muzikës, derisa e ka udhëhequr dhe performuar në eventin evropian të muzikës “MTV EMA”. Pas kësaj, ajo është shfaqur edhe një ceremoni tjetër, por kësaj radhe në kryeqytetin gjerman të Berlinit. Rita ishte në ndarjen e shpërblimeve të “Bambi Awards” dhe natyrisht që nuk ka mundur t’i shmanget aparateve fotografike ku ka marrë edhe vlerësimet e para për dukjen. Ajo kishte të veshur një fustan të mbuluar me rruaza dhe zbukuruar me pupla në pjesën e poshtme. Kujtojmë se këngëtarja shqiptare në vitin 2015 kishte fituar një çmim në këtë ngjarje artistike.